E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT shpall kriteret e pranimeve për kryeinfermierët

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, QSUT bënë me dije se ka shpallur kriteret për pozicionet kryeinfermier/e shërbimi, kryeinfermier/e pavijoni ose reparti, kryelaborant/e dhe kryefizioterapist/e.

Po kështu drejtoria e QSUT ka bërë me dije kriteret për këto pozicione, si dhe dokumenetacioni e nevojshëm. Nga testimi përjashtohen rastet e personelit që punojnë, të cilëve i duhen edhe 2 vjet për të dalë në pension. Sa i takon kritereve për konkurrim, drejtoria e QSUT njofton se ato përfshijnë arsimimin, aftësitë profesionale, trajnimet e ndryshme etj.

Dokumentacioni i nevojshëm përfshin CV, kërkesë personale për vendin ku do te konkurohet, diploma e infermierisë dhe lista e notave, anëtarësimi në Urdhërin e Infermierit, liçenca për ushtrimin e profesionit, karta e identitetit, dëshmi të trajnimeve të ndryshme, dëshmi e gjuhës së huaj, si dhe dëshmi aftësie për programet bazë të kompjuterit. Drejtoria e QSUT garanton se do të jetë një proces transparent, aspak përjashtues, por gjithëpërfshirës, që do të thotë se të gjithë ata që janë liruar sot nga funksionet janë të mirëpritur të aplikojnë për zgjedhjet e reja. /Start/

                                                                                             2011-10-06 15:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›