E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, urgjenca kirurgjikale në gjendje të mjerueshme

TIRANE- Urgjenca e përgjithshme kirurgjikale është në gjendje të mjerueshme. Kjo sa u përket kushteve në të cilët shtrohen jo vetëm pacientët, por edhe i gjithë personeli është i detyruar të punojë.

Shenjat e lagështirës janë qartësisht të dallueshme në mure dhe tavane, ndërsa gjendja rëndohet edhe më shumë për shkak edhe të mbeturinave që vetë pacientët apo të afërmit e tyre lënë nëpër korridore. Ndërkohë që drejtoria e QSUT-së, ka publikuar edhe tarifat e reja të një pjese të madhe të ekzaminimeve.

Godina e urgjencës së përgjithshme është njëra prej godinave më problematike të qendrës universitare spitalore "Nënë Tereza". Kjo pasi ajo është një ndër ndërtesat më të vjetra, e cila sipas vetë mjekëve që punojnë në këtë shërbim, rikonstruksioni nuk i bën punë, por vetëm shembja dhe ndërtimi i saj që nga themelet.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›