QSUT,pezullohen operacionet
Pezullohen operacionet në QSUT, "Nënë Tereza". Ashtu sikurse lajmëruan, mjekët e këtij spitali kanë bojkotuar punën e tyre në shenjë proteste. Reagimi i bluzave të bardha erdhi fill pas plagosjes së kolegut të tyre endokrinolog Agron Ylli. Ndryshe nga të gjitha protestat, ajo e sotmja ka qenë një lëvizje e heshtur, që si rrallë herë nuk është mbajtur në oborrin e QSUT-së, por praën dhomës së reaimacionit në spitalin ushtarak, ku ndodhet aktualisht mjeku Ylli. Drejtoresha e spitalit 'Nënë Tereza", Gjeorgjina Kule, e cila në një komunikim me mediat ka dënuar dhunën ndaj mjekëve, ka bërë me dije vendimin e mjekëve për bojkot të punës, duke deklaruar se në spital shërbehet vetëm për urgjencat.Drejtoresha e spitalit "Nënë Tereza", ka deklaruar se ka ardhur koha që politik bërësit shqiptarë të përgatisin një mbështetje ligjore për një status të veçantë të mjekëve. Sa I takon gjendjes shëndetësore të mjekut endokrinolog Agron Ylli, mjekët thonë se ajo është përmirësuar ndjeshëm . Ylli u plagos me thikë të shtunën nga një qytetar teksa punonte në klinikën e tij private.