E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Kenges ne RTSH 38 krijime ne gare

/ /

Duke pare listen e kengetareve pjesemarres te bie ne sy se shumica jane te rinj. Jane pjesemarres ne edicione apo festivale te tjere por mosha mesatare e ketij edicioni eshte relativisht e re. Vete Zhulali e pranon se varion nga 20-25 vjec. Por mes radhesh sheh edhe rikthime. Do te veconim veteranet e skenes Francesk Radi me kengen Kemi dasemo apo Dorian Nini i cili vjen si kengetar ne kete skene pas Festivalit te 11-te me krijimin e Jetmir Barbullushit Mire se vini ne Shqiperi. Provojne serish Adhurim Demiri Kujtim Prodani e Edmond Mancaku. Nje tjeter kthim eshte edhe ai i Aurela Gaces e cila do te kendoje nje krijim te Shpetim Saracit. Gace ka kenduar per here te fundit ne skenen e ketij festivali ne vitin 2001 kur ka fituar edhe cmimin e pare me kengen Jetoj te kompozitorit Adrian Hila. Emra te tjere te njohur kesaj radhe jane Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Besa Kokedhima Kamela Islamaj Saimir Braho Selami Kolonja Klajdi Musabelli Marsida Saraci Kejsi Tola etj. Sipas rregullores se festivalit kompozitoret mund te paraqiten vetem me nga nje krijim. Nder krijuesit e ketij viti mund te permendim emra te njohur si Shpetim Saraci Adrian Hila Jetmir Barbullushi Sokol Marsi Alban Male Klodian Qafoku Valentin Veizi Kristi Popa. Por ka edhe shume te rinj mes tyre. Sa i perket poeteve i qendrojne besnik festivalit Agim Doci e Jorgo Papingji. Per te disaten here vjen edhe Pandi Laco. Ndersa gjejme mes emrash edhe Ismail Kadarene mbi vargjet e te cilit eshte mbeshtetur kompozitori Xhavit Ujkani per te krijuar kengen Mbi xhaketen time. Te tjeret jane kryesisht emra te rinj. Shume kengetare kane preferuar ti shkruajne vete vargjet. Madje ka shume kantautore kete vit. Sipas drejtorit artistik Zhulali ritmet qe percjellin keto krijime jane nga me te larmishmet por mbizoteron rryma pop. Gjithsesi nuk mungojne edhe motivet tipike shqiptare po dhe pak alternative nuk ben keq. Nderkaq orkestra e Radio Televizionit Shqiptar do te funksionoje si gjithnje. Baza orkestrale do te jete e regjistruar ndersa harqet do te jene live. Ashtu si dhe ne edicionet e fundit votimi i jurise do te jete i drejtperdrejte. Por jo vetem ai i nates finale kur do te shpallet dhe fituesi por edhe ne dy netet e para gjysmefinale. E gjithe kjo prodhimtari do te percillet ne tri nete ne datat 23 24 dhe 25 dhjetor ne skenen e Pallatit te Kongreseve ku do te montohet nje skenografi e Bashkim Zahajt e cila mesohet se i qendron konceptit regjisorial te Bojken Lakos i cili synon te nderthure elementet tradicionale me ata moderne. Dy femra e kane kete vit skenarin ne duar e shpresojme te jete me i kendshem e i rrjedhshem se hereve te tjera. Skenari u eshte besuar gazetareve Zefina Hasani e Iva Tico te cilat i shtojne ketij edicioni edhe nje risi ate te nje reviste e cila do te dale ne dy numra. Surprize do te jene dy prezantuesit dy prej te cileve vijne nga fusha e muzikes dhe nje nga aktrimi. Organizatoret shpresojne qe ata te krijojne nje trio simpatike e kendshme per publikun por edhe ne sherbim te kengetareve.

Gjipali drejton festivalin

Nje skeme e cuditshme prezantimi ajo qe kane menduar organizatoret e Festivalit te fundvitit ne RTSH. Tanime eshte bere publik lajmi qe nje nga prezantueset do te jete kengetarja Jonida Maliqi por te pasigurt kane qene dy shoqeruesit e saj. Tashme eshte e sigurt. Ne krah te Maliqit do te jete tenori me fame boterore Josif Gjipali. I mrekullueshem Gjipali ne interpretimet e tij operistike ne skenat boterore ne operat Rigoletto apo Don Giovanni por nuk e kemi pare ne rolin e prezantuesit. Organizatoret jane te bindur se do tia dale. Por edhe nese nuk do te shkelqeje si prezantues do te mjaftojne nja dy arie prej tij qe te gjithe te mbeten te kenaqur nga ky kthim i Gjipalit. Treshen e ploteson aktorja Mirela Naska e cila eshte bere e njohur per interpretimin e saj ne filmin shqiptaro-serb Muajt e mjaltit. Drejtori artistik Edmond Zhulali eshte i bindur se ata plotesojne njeri-tjetrin.

Pjesemarresit ne festivalin e RTSH

Adhurim Demiri muzika e teksti Adhurim Demiri orkestrimi Orges Toce
Alban Skenderaj amp Miriam Cami muzika teksti e orkestrimi Alban Skenderaj Miriam Cami
Besa Kokedhima muzika e orkestrimi Rezart Likaj teksti Dalina Buzi
Blerina Shalari muzika teksti orkestrimi Blerina Shalari
Denis Hasa muzika Xhavit Ujkani teksti Ismail Kadare orkestrimi Sokol Marsi
Dorian Nini muzika e orkestrimi Jetmir Barbullushi teksti Perikli Papingji
Dorina Garuci muzika e orkestrimi Sokol Marsi teksti Jorgo Papingji
Emi Bogdo muzika e teksti Suela Kalaja orkestrimi Endri Sina
Enkeleda Arifi muzika e orkestrimi Adi Hila teksti Pandi Laco
Entela Zhula muzika e orkestrimi Edmond Veizaj teksti Entela Zhula
Ernis ili amp Onanta Spahiu muzika teksti e orkestrimi Ernis ili
Edmond Mancaku muzika teksti e orkestrimi Edmond Mancaku
Francesk Radi muzika e orkestrimi Francesk Radi teksti Agim Doci
Goldi Halili muzika teksti e orkestrimi Fatrin Krajka
Heldi Kraja muzika teksti e orkestrimi Heldi Kraja
Herci Matmuja muzika e orkestrimi Gent Myftarai teksti Agron Tufa
Kamela Islamaj muzika e orkestrimi Alban Male teksti Olti Curri
Kejsi Tola muzika e orkestrimi Kristi Popa teksti Florian Zyka
Klajdi Musabelliu muzika e orkestrimi L.Jorganxhi teksti Zh.Jorganxhi
Kujtim Prodani muzika e orkestrimi Kujtim Prodani teksti Ilirjan Mihali
Linda Halimi muzika e teksti Linda Halimi orkestrimi Faton Dylaku
Marjeta Billo muzika e orkestrimi Klodian Qafoku teksti Dr. Flori
Marsida Saraci muzika e orkestrimi Valentin Veizi teksti Arben Duka
Mateus Froku muzika Kledi Bahiti teksti Dr.Flori orkestrimi Shpetim Saraci
NRG Band teksti muzika e orkestrimi NRG Band
Orges Toce muzika teksti e orkestrimi Orges Toce
Selami Kolonja muzika e teksti Selami Kolonja orkestrimi Damir Imeri
Sajmir Braho muzika e orkestrimi Endri Sina teksti Sajmir Braho
Aurela Gace muzika e orkestrimi Shpetim Saraci teksti Sokol Marsi
Sonila Mara muzika e teksti Sonila Mara orkestrimi Drini Ishmaku
Xhejsi Jorgaqi muzika e orkestrimi Genti Lako teksti Jorgo Papingji
Humus muzika teksti e orkestrimi Humus

Lista e kengetareve te rinj
Shpat Deda muzika e teksti Shpat Deda orkestrimi Gent Salihi
Albi Xhepa muzika Sam Jaupaj orkestrimi Bojken Lako
Maria Prifti muzika Fredetik Ndoci teksti Agim Doci orkestrimi Endri Sina
Ilir Kazaferi muzika dhe teksti Ilir Kazaferi orkestrimi Besnik Gace
Megi Laska muzika dhe orkestrimi Fabian Asllani teksti Megi Laska
Rudina Delia muzika dhe teksti Rudina Delia orkestrimi Klodian Qafoku

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›