Protestat e dhunshme lirohet Qetsori i Big Brother
VLORE - Pas lirimit te 14 banoreve te fshatit Dukat dy dite me pare edhe Qetsor Ferunaj la dje ambientet e izolimit te komisariatit te Vlores. Vendimi per lirimin e tij u dha ne seancen e sigurise bashkangjitur me kushtin e detyrim paraqitjes. Prokurori Dritan Marku parashtroi akuzen per grumbullimin e paligjshem kundershtim te forcave te policise mbajtje te lendeve luftarake si dhe nxitjen me megafon te mases se protestuesve kunder policise diten e protestes. Duke marre parasysh edhe faktin e vetedorezimit te Ferunajt ai kerkoi si mase sigurimi detyrimin per paraqitje prane organeve te Policise Gjyqesore. Ferunaj eshte mbrojtur nepermjet avokatit Luan Xhuveli i cili u kujtoi togave te zeza rrethanen lehtesuese te vetedorezimit ndersa kerkoi te caktohej nje orar i pershtatshem per paraqitjen ne prokurori. Gjykata vendosi te marre parasysh kerkesen e akuzes duke lene masen me detyrim paraqitjeje te Ferunajt cdo dite te hene ne fillim te cdo muaji. Ne mbeshtetje te tij para gjykates kishin ardhur mjaft banore te Dukatit si dhe banore te liruar nga gjykata nje dite me pare. Edhe ne fshatin e tij Qetsor Ferunaj eshte pritur nga dhjetera banore. Keta te fundit u shprehen se do te vazhdojne protestat derisa te marrim certifikatat e pronesise. Policia e Vlores arrestoi 15 banore te fshatit Dukat mes te cileve edhe Qetsor Ferunajn pas protestes se dhunshme te tyre pak dite me pare ne Orikum. Ata bllokuan rrugen nacionale ndersa goditen edhe forcat e rendit e te FNSH-se me gure shkopinj e mjete te tjera rrethanore. q.b