Qafë Gjashta, caktohet gjyqtari i çështjes
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot gjyqtarin që do të shqyrtojë çështjen në ngarkim të të akuzuarve si autorë të vrasjes me armë zjarri të një punonjësi policie dhe plagosjen e disa të tjerëve në vitin1997 në Qafë Gjashtë të Sarandës.
Pas shortit të hedhur në këtë gjykatë, është vendosur që çështja do të ndiqet nga gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi. Sipas burimeve nga gjykata, procesi për ngjarjen e rëndë të ndodhur 11 vjet më parë në Sarandë pritet të nisë së shpejti.
Në këtë proces, me cilësinë e të pandehurit si autor të ngjarjes janë marrë nga prokuroriashtetasitVladimir Sinani, Nestor Sinani, Edmond Sejko, Leonard Theodhori, Alqi Paguni. Ndërkohë që, do të procedohet në mungesë shtetasi Eduart Cipa, në kërkim nga autoritet policore.
Këta të pandehur akuzohen për vrasjen epunonjësit të policisë Gjergj Mehmeti si dhe për plagosjen e disa të tjerëve në vitin 1997 në Gjafë Gjashtë.Pritet të thirren si dëshmitarë 67 persona, mes të cilëve ish drejtues të strukturave të rendit të asaj kohe.