Godet kryepolicin, pranga kreut te Keshillit Bashkiak
Malesi e Madhe- Kryetari i Keshillit Bashkiak te Koplikut eshte arrestuar diten e djeshme nga policia. Shkak eshte bere goditja qe i ka dhene me grusht Ardjan Hysa shefit te policise kriminale te komisariatit Malesi e Madhe, pasi ishte shoqeruar ne paraburgim ne lidhje me nje konfrontim fizik per arsye personale me familjen e kusheririt. Burime zyrtare deklaruan dje per gazeten “KJ” se akuza e ngritur ndaj zyrtarit 30 vjecar, perfaqesues i Partise Demokratike, eshte ajo e “kundershtimit me dhune te forcave te rendit”. Per ngjarjen nuk ka pasur asnje reagim nga bashkia e Koplikut apo Keshilli Bashkiak, ndersa pritet te sqarohet situata e metejshme per pozicionin e Hyses ne ngjarje dhe pretendimet e tij.
Oret e para te mengjesit te djeshem ne sallen operative te komisariatit Malesi e Madhe eshte marre njoftimi se dy familjet Hysa ishin perfshire ne nje konflikt ne nje prej lagjeve periferike te qytetit. Menjehere aty eshte derguar nje fugon me uniforma blu, qe kane nderhyre duke shuar grindjen dhe bere shoqerimin e te gjithe pjesetareve. Mes personave qe eshte thirrur ne komisariat ka qene edhe kreu i Keshillit Bashkiak, Ardjan Hysa, 30 vjec. Shkak eshte bere denoncimi nga familja kundershtare, se prej kohesh ai i kercenonte dhe mengjesin e djeshem kishte tentuar te rrihte nje pre pjesetareve gjate konfliktit. Burime zyrtare thane se dy familjet ishin ne grindje prej muajsh per shkaqe banale dhe se kishin te njejtin mbiemer dhe me lidhje gjaku mes tyre.
Zyrtari i eshte pergjigjur pozitivisht thirrjes per sqarim ne komisariat rreth ores 11:30. Ai ka shkuar aty duke takuar drejtuesit e policise, por ne kete moment, ka nisur nje konflikt i ri mes tij dhe shefit te krimeve. Brenda ambienteve te komisariatit, Hysa akuzohet se ka goditur me grusht shefin e krimeve. Ne kete moment kane nderhyre agjentet e policise qe kane ndare dy personat dhe i kane vene prangat ne flagrance 30 vjecarit Hysa. Burime zyrtare nga drejtoria e policise Shkoder, pohuan konfliktin ne ambientet e komisariatit, duke sqaruar se ka qene zyrtari qe ka goditur oficerin, megjithese ishte thirrur per sqarime.
Rudina Llazari