E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos faturuesin e Ujesjellesit, pranga te moshuarit rebel

Fier- Nje 60 vjecar eshte arrestuar diten e djeshme pas denoncimit te nje faturisti te Ujesjellesit te Levanit se e ka goditur me kosore per shkak te detyres. Sipas policise, Hajri Elezi, banues ne fshatin Jarua, pas nje konflikti me Ll. M., 42 vjec, me detyre faturues, per shkak te detyrimeve qe kishte, e ka sulmuar zyrtarin pas ofendimeve. Burime zyrtare thane se faturuesi kishte shkuar ne banesen e Elezit me qellim qe te dorezonte faturen per shumen qe do paguante. Por ne kete moment, shpjegimit te 42 vjecarit se po mbante shenime per harxhimin e ujit te pijshem, i moshuari i eshte pergjigjur me sulm fizik. Si pasoje e goditjeve, faturuesi ka marre demtime ne trup dhe menjehere eshte larguar per te bere denoncimin ne komisariatin e Fierit. Me pas 42 vjecari eshte mjekuar ne spital, per t’u rikthyer ne banese. Nje fugon i policise ka mberritur ne zonen e Levanit duke bere edhe ndalimin e 60 vjecarit Elezi, qe akuzohet per vepren penale te “plagosjes per shkak te detyres”.

Xh.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›