E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafë Krrabë, aksidentohet autobusi i AK, 17 të plagosur

ELBASAN/TIRANE - Një autobus me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, me drejtim nga Tiranë për në Elbasan, është aksidentuar dhe ka dalë nga rruga në Qafën e Krrabës, në afërsi të fshatit Petreshë. AK konfirmoi për mediat se bëhet fjalë për një autobus me simpatizantë të saj, numri i të cilëve është rreth 30 persona. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka konfirmuar në një lidhje direkte për TV A1Report se nuk ka viktima. Policia: Të plagosurit janë 17, dy më rëndë.

POLICIA: SHOFERI MIT'HAT BIÇAKU
Ora 18:23 - "Rreth orës 16.50’ të ditës së sotme është marrë informacioni se në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, rreth 3 km pa hyrë në qytetin Elbasan, në vendin e quajtur Qershitë, autobusi me targë Lb 3156 A, drejtuar nga shtetasi Mit’hat Biçaku, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 10 metër poshtë", thuhet në një njoftim të Policisë.

POLICIA JEP EMRAT E TE PLAGOSURVE
Ora 18:17 - Policia në vendngjarje njoftoi se numri i të plagosurve nuk është 9, siç u tha fillimisht por 17. Të njëjtat burime kanë bërë publike edhe një liste me emrat e disa prej të plagosurve:

Taulant Muca
Dritan Brazhda
Florian Shkurti
Fatmir Brazhda
Altin Alla
Emiliano O.
Nebih Hysa
Ymer Hoxha
Delina Hysa
Mehmet Doshku
Albert Stafa
Artan Kojku (rëndë)

AKSIDENTI
Ora 17:15 - Shkak i aksidentit dyshohet se është një makinë Land Rover me targa të Tiranës. Policia është vënë në ndjekje të saj dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur për Shqiptarja.com se aksidenti ka ndodhur rreth 3 km pa hyrë në Elbasan. Sipas të njëjtit burim, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një thellësi prej 10 metrash. Mësohet gjithashtu se njëri nga pasegjerët që ka pësuar thyrjen e një krahu është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Mësohet se ai quhet Artan Kojku.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Bugaj, ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që është ngritur edhe një grup pune nga Prokuroria i udhëhequr nga prokurori Ervin Gogaj.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›