Bie në humnerë autobuzi me aktivistë të AK, Vasili: Ka vetëm 9 të plagosur
Elbasan- Një autobuz me 31 pasagjerë, aktivistë të Aleancës Kuq e zi, ka dalë nga rruga, duke rene ne nje humnere prej 10 metrash, në Qafën e Krrabës. Konfirmohet se nga aksidenti nuk ka viktima, por vetëm disa të plagosur.
Vetëm 9 nga të aksidentuarit mësohet se kanë plagë më të rënda, ndërsa pasagjeret e tjerë, numri i të cilëve mësohet të ketë qënë 31, kanë dëmtime të lehta. Këto janë të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.
Një nga të plagosurit mësohet se është në gjëndje më të rëndë. Emri i tij është Artan Kojku. Mësohet se edhe drejtuesi i automjetit, Mitat Biçaku, nga Librazhdi, është plagosur lehtë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:50, në vendin e quajtru Qershitë. Autobusi me targa LB 3156, trasportonte drejt Librazhdit aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët morën pjesë në një manifestim të AK-së, që u zhvillua në mesditë në kryeqytet.
Burime të policisë bëjnë të ditur se një mjet tip Land Rover, me targa të Tiranës, i ka prerë rrugën autobusit, i cili në tentativë për të shmangur përplasjen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Mjeti i cili është larguar nga vendngjarja, është shpalluar në kërkim.
Policia ka bllokuar rrugën Tiranë- Elbasan ndëkohë që deri tani 2 ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur ndonjë transportim të mundshëm drejt spitalit ushtarak.
( Në përditësim)
