Rrethohet Lazarati, kapen argatët e kultivimit të kanabisit

E gjithë policia është akivizuar në një operacion për të parandaluar fushatën e mbjelljes së lëndëve narkotike në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër, mbështetur nga dy grupe të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy grupe Delta kanë nisur një aksion të gjerë, duke shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, të cilit ishin nisur drejt Lazartit për tu punësuar në mbjelljen e lëndëve narkotike.
Nga aksioni janë bllokuar po ashtu edhe materiale organike që shërbenin për kultivimin e drogës. Si pasojë, janë ndaluar në kodrat që të cojnë në fshatin Lazarat 53 persona, të cilët ishin nisur drejtë Lazaratit, si dhe një bot uji, një kamion me pleh. Në mbështetje të këtij operacioni ka mbërritur edhe Task-Forca e qarkullimit, i drejtuar nga Krenar Ahmeti, duke hequr xhamat e zinj 85 automjeteve nga Lazarati. Ata kanë vendosur edhe 600 mijë lekë të reja gjobë për këto shkelje si dhe janë bllokuar 3 makina luksoze të Lazaratit, që rezultojnë të vjedhura.
Ndërkohë një ditë më parë, policia e Gjirokastrës ka shoqëruar edhe 20 persona që po udhëtonin në drejtim të Lazaratit që sëbashku me të arrestuarit e sotëm shkon në 177 numri i të ndaluarve. Burime nga policia bëjnë me dije se persona vinin kryesisht nga Cëriku, Elbasani, Skrapari të cilët dyshohen se po shkonin në Lazarat për të mbjellë kanabis. Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga FNSH-ja po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqi puntore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.