Gjobat ilegale të policisë ndëshkojnë qytetarët
Tiranë- Vendosja e gjobave pa dijeninë e drejtuesit të makinave dhe pa i informuar fare po shndërrohet në një problem madhor. Qytetarët mësojnë se janë debitorë tek policia ose kur shkojnë për të paguar ndonjë gjobë për të cilën janë në dijeni, ose kur kontrollohen rastësisht në rrugë nga patrullat e policisë rrugore.
Ky problem, javet e fundit është shoqëruar edhe me ngatërrimin e emrit të drejtuesit të mjetit, kur fluksi i ndeshkimeve është rritur ndjeshëm. Ankesat sidomos në sportelin e komisariatit rrugor të Tiranës janë rritur ndjeshëm, pasi qytetarët shkojnë me vullnetin e tyre të paguajnë gjobën për të cilën janë në dijeni, por mësojnë se kanë edhe 3-4 gjoba të tjera për të cilët nuk ishin në dijeni.
Qytetarë të shumtë që mbajnë radhë pas sporteleve për ta paguar gjobat, infomohen për penalizime të tjera që nuk e dinë as kur i kanë marrë dhe as pse i kanë marrë.
Dua të më njoftojnë për cdo sanksion që më vendosin. E kanë për detyrë të më vënë në dijeni, pasi unë edhe nëse e marr një gjobë pa dijeninë time, duhe ta paguaj në kohë dhe jo të mësoj këtë fakt pas 6 muajsh kur gjoba është trefishuar si pasojë e kamatvonesave”- kështu shkruante një qytetar në një mesazh denoncues drejtuar gazetës IDEA.
Fenomeni nuk ndodh vetëm në Tiranë, por në shumë qytete të vendit. Qytetarët ankohen se u ka dalë emri të kenë marrë gjoba edhe në qytete kur nuk kanë udhëtuar me automjetin e tyre.
Ata thonë se policia i ka të dhënat e drejtuesve të makinave në kompjuter dhe më e pakta që duhet të bëjë është të informojë qytetaret për gjobën që kanë marrë e pse jo edhe për shkakun dhe vendin ku kjo gjobë është marrë. Sipas tyre ka dyshime se policia ka nisur një valë gjobitjesh në mënyrë aforfe për të siguruar të ardhura në mënyrë abuzive mbi financat e njerëzve të thjeshtë.
Shkrime të tjera me interes:
- Task-Forcë, aksion për gjobat e papaguara, Shoferët: Gjobat janë abuzive Elbasan- Një aksion i Task-Forcës së Qarkullimit Rrugor në akset...
- Amnistohen paratë e pista, nuk falen gjobat e makinave Tiranë – Ligji për Amnistinë Fiskale, i miratuar në maj...
- Ndotja në Gjirokastër, Kryekomunarët: S’kemi fonde, gjobat selektive Gjirokastër- Krerët e komunave të qarkut të Gjirokastrës kanë deklaruar...