Gjirokaster, perplasen makinat, 1 i plagosur

Mengjes i pergjakshem diten e sotme ne qytetin jugor te Gjirokastres. Shkak per tragjedine e radhes, si shpesh here eshte bere serish nje aksident.
Kete here ngjarja ka ndodhur ne shetitoren qendrore te qytetit te gurte ku 2 automjete jane perplasur dhunshem. Sipas te dhenave te para, njera prej makinave te perfshira ne aksident mbante targen TR 8002 C, ndersa autovetura tjeter kishte targa te huaja.
Bluzat e bardha bejne te ditur se drejtuesi i mjetit me targa te huaja eshte shtruar urgjentisht ne reanimacion ku po merr ndihmen e mjekeve por ai eshte ne rrezik per jeten.
Nderkohe, policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke nisur analizimin e provave per te zbardhur dinamiken dhe fajtorin e aksidentit.