E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Thanë, problem në sistemin maqedonas, bllokohen 30 kamionë

QAFË THANË- Vijon të mbetet e bllokuar pika doganore e Qafë Thanës, si pasojë e defektit kompjuterik nga ana e palës maqedonase.

Të pakten 30 kamionë me mallra vijojnë të mbeten të bllokuar, ndërkohë vijon normalisht kalimi i automjteve të vogla dhe kalimtarëve.

Bllokimi ka nisur që prej së shtunë ora 23:00, ndërkohë që dje punë u zhbllokua vetëm për pak orë.

Gjatë ditës pritet takim mes palës shqiptare e asaj maqedonase për të zgjidhur situatën.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›