E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku Kukës, i ftohtë në letër, por i nxehtë në realitet

hasan halilajNga Eduard Zaloshnja

Bazuar në rezultatin që kanë arritur në 2009-ën partitë që janë bashkuar sot në koalicionin e majtë, rezulton se qarku Kukës duket ndër më të vështirët për të pasur një ndryshim të ndarjes së mandateve (3-1 për koalicionin e djathtë ishte ndarja në 2009-ën). Partive të majta u duhet të ngjiten nga kuota 34.5% në 40%, që, pavarësisht sesi ndahen votat jashtë koalicionit të majtë, të marrin 2 mandate në Kukës. Në terma absolutë, që të ndodhë kjo, duhet që rreth 1250 votues të djathtë të votojnë për të majtën, ose e djathta të ketë një rrjedhje neto prej 2500 votash.

Zhvillimet e fundit në qark tregojnë se kjo gjë nuk duket fare e pamundur. Kryetari i Bashkisë Kukës dhe 300 anëtarë të tjerë të PD-së iu bashkuan sot zyrtarisht LSI-së. Ndërkohë, listën e LSI-së e kryeson biznesmeni Apostol Goçi, i cili mori rreth 4500 vota në Kukës në 2009-ën, kur kandidoi për PSD-në e Gjinushit.

Ndoshta këto zhvillime e kanë rritur nervozizmin e kandidatëve të PD-së në Kukës, përderisa arritën të ndalojnë në polici një kandidat të LSI-së që po shkonte për një takim elektoral në Has të Kukësit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›