Qarku Lezhë, PS: Duam rinumërim të votave në 17 qendra votimi
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton të mërkurën kërkesat ankimore të subjekteve zgjedhore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, që kundërshtojnë vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimit të qarkut Lezhë. Ky vendim i datës 10 korrik ndryshoi raportin e mandateve (4 me 3), në favor të koalicionit të djathtë.
Në ankesën e paraqitur nga përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj socialistët kërkojnë nga KQZ rinumërim të votave në 17 qendra votimi në këtë qark. Po ashtu, kërkohet rinumërim në ZAZ-në nr.15 në Mamurras dhe rivotim në zonën e Laçit, ku u vra dhe përfaqësuesi i LSI-së. Sipas palës ankimuese, nga kjo vrasje procesi i votimit u bë inekzistent në tri qendra votimi për shkak të cënimit të sigurisë së jetës.
Duke evidentuar shkeljet e konstatuara gjatë procesit në zonën e Mamurrasit, PS vëren se diferenca për ndarjen e një mandati në Lezhë lëviz për 39 vota dhe një manipulim i tillë cënon vullnetin e zgjedhësve. Socialistët kërkojnë nga Ministria e Brendshme që të verifikojë në sistemin TIMS listën e votuesve të QV-së 0907 të komunës Mamurras, që sipas PS dyshohet se një pjesë e madhe e zgjedhësve kanë qenë jashtë vendit dhe është votuar nga persona të tjerë.
Partia Demokratike në ankimimin e prezantuar nga juristi Ivi Kaso kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në 10 qendra votimi, ndërsa në 7 qendra të tjera po në KZAZ nr.13, PD pretendon se rezultati është i manipuluar në dëm të këtij subjekti.
"Numri i votave në kutinë e votimit është disa herë më i lartë se numri i votave, i pasqyruar në tabelat e rezultateve për këto qendra votimi, duke dëmtuar dukshëm në këtë mënyrë subjektin tonë dhe duke shkelur parimin e moscënimit të votës së zgjedhësit. Kërkojmë rinumërimin dhe rivlerësimin e votave në këto qendra, duke u përfshirë më pas rezultati i rinumërimit dhe rivlerësimit në rezultatin përfundimtar të qarkut Lezhë", deklaroi juristi Kaso.
(vijon)
(m.a/BalkanWeb)