Paditet bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone
GJERMANI- Gjermania ka paditur bosin e Formula 1, Bernie Ecclestone, për korruptim të një bankieri lidhur me shitjen e ekskluzivitetet të garës automobilistike, lajmëroi të mërkurën një zëdhënës i prokurorisë në Munchen.
“Padia i është dorëzuar atij”, i tha agjencisë DPA, zëdhënësja Margarete Noetzel.
Ish-bankieri, Bernd Gribkovski, është dënuar me 8 vjet e gjysmë burgim, për marrjen e mitos në vlerë prej 44 milionë eurove.
Ecclestone ka hedhur poshtë dyshimet se ka korruptuar bankierin, pasi pretendon se Gribkovski e ka shantazhuar atë, dhe se ishte i detyruar të bëjë këtë pagesë.
Gribkovski ka punuar në bankën gjermane BayernLB, e cila për një kohë të gjatë kishte kontroll të pjesshëm në Formula 1.
(m.a/rel/BalkanWeb)