Qarku i Gjirokastrës bllokohet nga bora
Rreshje të shumta dëbore kanë përfshirë gjithë qarkun e Gjirokastrës, ku trashësia e saj ka aritur në 25 cm. Për pasojë aksi rrugor nacional Gjirokastër– Sarandë në Qafën e Muzinës është bllokuar duke krijuar një rradhë të gjatë makinash.
Aksi Gjirokastër- Ballsh kalohet me zinxhirë. Dëbora ka bllokuar rrugët në komunën e Zagorisë, Pogonit dhe Picarit, në Gjirokastër si dhe Kurveleshit, Lopsit dhe Buzit në Tepelenë dhe Frashërit në Përmet.
Në këto komuna trashësia e dëborës ka kaluar 30 centimetrat gjë që ka bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në shkolla. Probleme nga rreshjet e dëborës janë krijuar edhe në zonën muzeale të Gjirokastrës ku nuk është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.