E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarku i Korcës, apel biznesit të paguajë taksat

Njësive vendore që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre pranë institucionit të Këshillit të Qarkut të Korcës do tu bllokohet buxheti i akorduar nga grantet e qeverisë shqiptare.
 

Ky ultimatum ka ardhur nga Drejtoresha e Financës në Këshillin e Qarkut të Korçës, Liljana Pleqi, e cila thotë se njësitë më problematike deri në këto momente janë bashkia e Ersekës, komuna Mollas në këtë rreth, si dhe dy komuna të tjera me të ardhura të pakta dhe buxhet minimal.
 

Aktualisht Këshilli i Qarkut ka grumbulluar 92 milion të ardhura për këtë 7 mujor nga 140 milion që duhet të ishin derdhur nga 37 njësitë vendore të juglindjes.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›