Qarku vëmendjen tek rrugët rurale
27/02/2009 Parashikohen investime
DURRES- Gjatë vitit 2009 qarku ka vendosur të përqendrojë një pjesë të konsideruar të fondeve për rikonstruksionin e asfaltimin e rrugëve dytësore. Të gjitha rrugët që lidhin qendrën e qarkut me komunat e bashkitë e tij do të përfitojnë fonde për t’i dhënë zgjidhje përfundimisht problemit të mbartur në vite. Për të asfaltuar rrugët që të çojnë drejt bregdetit qarku ka mundur të bindë si Drejtorinë e përgjithshme të Rrugëve edhe Fondin e Zhvillimit Shqiptar. Janë disa projekte që do të zbatohen këtë vit dhe që do të nisin me rrugën në fshatin Rad, Manëz, Shën Pjetër, Pjezë, Rrushkull, Hardhishtë, Fushë-Krujë, etj. Vetëm qarku ka një fond në shumën 250 milionë lekë për infrastrukturën rrugore, e cila do të bëjë të mundur të marrë përsipër disa projekte. Specialistët e urbanistikës së qarkut kanë përpiluar dosje të veçanta për ato projekte që janë cilësuar emergjente në këtë drejtim dhe gjithçka është bërë e mundur pas konsultave me zyrat e urbanistikës në bashkitë e komunat përkatëse. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër të hartojë projekte si dhe të financojë disa të tilla në kuadër të krijimit të infrastrukturës rrugore në zonën bregdetare. Qarku ka si qëllim parësor që të bëjë të mundur frekuentimin e bregdetit jo vetëm në plazhin e Currilave dhe atë të Durrësit, por edhe Gjirin e Lalëzit, Shën Pjetrin, Rrashkullin etj. Tashmë që qarku nuk do të ketë më fonde për investime në arsim dhe në shëndetësi pjesën më të madhe të fondeve do e përqendrojë në rrugë. Nga ana tjetër është menduar se edhe vet bashkitë e komunat e tyre të investimit për të bërë të mundur asfaltimin e disa rrugëve që shtyjnë turistët dhe pushues drejt bregdetit verior të Durrësit.