E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Punëve Publike: Prishjet në Jalë, sipas ligjit

27/02/2009  Projekti për bregdetin e jugut

Prishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, sipas ministrit të Punëve Publike, është bërë në bazë të legjislacionit shqiptar. “Në asnjë rrethanë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i Qeverisë shqiptare nuk ka thënë se ndërtimet në Jalë janë prishur me kërkesë të Bankës Botërore. Ndërtimet në Jalë janë prishur në zbatim rigoroz të ligjit shqiptar që vepron në territorin e Shqipërisë”, - tha ministri. Sipas tij, edhe sot, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është duke prishur ndërtime të paligjshme në parkun kombëtar të Butrintit. “Ajo që kemi thënë është se BB dhe projekti për zhvillimin e planit të jugut kanë qenë tërësisht në dijeni të politikës që Qeveria ndjek me ndërtimet e paligjshme dhe kanë aprovuar këtë politikë të Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimet e paligjshme”, - tha ministri i Punëve Publike. Kreu i këtij dikasteri theksoi se në termat e referencës së projektit, të miratuara nga Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë në 2004-n, kërkohet vazhdimi i prishjeve të ndërtimeve të paligjshme dhe konsolidimi i veprimit të Policisë Ndërtimore. Sipas tij,12 ndërtimet e prishura në Jalë në prill 2007 ishin të gjitha pa leje, pa dokument pronësie të tokës mbi të cilën ishin ndërtuar këto objekte dhe mbi të gjitha duke prishur imazhin turistik të kësaj zone.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›