Do të kalojmë mendimin e ligjit
27/02/2009 Kryeparlamentarja premton ndryshimet në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve
“Ditët e ardhshme fillon shpërndarja e dëmshpërblimit për të persekutuarit”
Ligji për dëmshpërblimin e ish-të persekutuarve pëson ndryshim në shtrirjen e tij. Në komisionet parlamentare ka nisur tashmë diskutimi për ndryshimet në ligjin e miratuar në Kuvend pak kohë më parë nga mazhoranca aktuale. Miratimin e ndryshimeve të propozuara e ka bërë të qartë gjatë ditën e djeshme vetë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Në një prononcim për mediet kryeparlamentarja ka theksuar se mendimi i propozuar do të miratohet në seancë plenare. “Ne do të kalojmë dhe një amendim të ligjit, duke u dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq si dhe familjarëve të të dënuarve që nuk kanë lënë pasardhës, si klerikët apo të dënuar të tjerë”, - deklaroi ajo. Topalli garantoi nisjen e shpërndarjes së dëmshpërblimit, pasi përbën një detyrim dhe një premtim, që po mbahet. “Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndarja e dëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist”, - nënvizoi drejtuesja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike. Amendimi në ligjin “Për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve”, i cili ka për qëllim shtimin e rrethit të familjarëve të ish-të dënuarve politikë që mund të përfitojnë dëmshpërblim financiar, është propozuar nga deputeti i PD-së Astrit Bushati. Sipas këtij propozimi, në rrethin e familjare përfitues të futen edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të dënuarit politikë. Po ashtu ai përfshin në këtë kategori edhe familjarët e klerit katolik, vëllezërit dhe motrat e tyre, prindërit, pasi siç dihet kleri kaotik nuk ka trashëgimtar. Ndryshimi i propozuar ka si qëllim zgjerimin e përfituesve të këtij ligji, pasi një pjesë e konsiderueshme e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë nuk kanë krijuar familjet e tyre. Kësisoj, për një periudhë të gjatë këta persona kanë ndenjur me vëllezërit dhe motrat dhe në këtë mënyrë për propozuesin është logjike që këta dhe nipat e mbesat e tyre, që janë trajtuar njëkohësisht si të persekutuari politikë dhe që kanë vuajtur njësoj si ata, të përfitojnë. Amendimi i dytë i deputetit Bushati konsiston në shtyrjen deri më 1 korrik të këtij viti të afatit për depozitimin e dokumenteve pranë Ministrisë së Drejtësisë për të përfituar dëmshpërblimin financiar. Në ligjin aktual të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të vitit 2007 nga trashëgimtarët e ish-të përndjekurit dhe burgosure politikë të pushkatuar gjatë periudhës së komunizmit, përveç gruas përfitojnë edhe fëmijët.
Ligji i dosjeve
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pas vizitës së ekspozitës së titulluar “M’shirë o Zot, se kam gabue!”, hapur në qytetin e Shkodrës, i është rikthyer pezullimit që Gjykata Kushtetuese i bëri ligjit, aq shumë të diskutuar, të lustracionit. Për kryeparlamentaren Kushtetuesja ka qenë tërësisht në konflikt interesi kur morri në shqyrtim ligjin e miratuar në Kuvend. Megjithatë, ajo garanton se partia që përfaqëson dhe mazhoranca parlamentare do të respektojë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. “Kjo është shkruar dhe në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Por është detyra jonë, duke qenë besimtarë të mëdhenj të shtetit ligjor, duhet të ecim përpara pa menduar se mund të tërhiqemi nga mea culpa, nga bërja e transparencës dhe nga kërkesa se në postet kyçe të disa segmenteve të shtetit të mos kemi njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar të tilla tmerre”, - deklaroi ajo.
Amendimet
Në rrethin e familjarëve përfitues të futen edhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e ish-të dënuarit politikë. Po ashtu në këtë kategori përfshihen edhe familjarët e klerit katolik, vëllezërit dhe motrat e tyre, prindërit, pasi siç dihet kleri katolik nuk ka trashëgimtar.
Amendimi i dytë i deputetit demokrat Astrit Bushati konsiston në shtyrjen deri më 1 korrik të këtij viti të afatit për depozitimin e dokumenteve pranë Ministrisë së Drejtësisë për të përfituar dëmshpërblimin financiar.