E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato: "Yldon" sh.p.k. një shembull që duhet ndjekur

I pyetur nga "Standard" sa ka ndikuar në suksesin e tij mbështetja nga ana e një sponsori, sic është "Yldon sh.p.k." dhe a mendon se biznesmenët shqiptarë duhet ta ndjekin gjithnjë e më shumë shembullin e z. Ylli Ndroqi dhe të mbështesin financiarisht sportistët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, Qato është shprehur me superlativa për biznesmenin e njohur, duke theksuar se është një shembull që duhet ndjekur. "Sponsori im, "Yldon sh.p.k", është ajo cka i duhet një sportisti për të pasur sukses, pasi është merita e kësaj kompanie, e cila më bën të mundur plotësimin e anës materiale si dhe të dietës sportive për të cilën ju më pyetet më lart", - thotë ai.
Më tej, Kreshniku thekson: "E vlerësoj shumë z. Ylli Ndroqi, pasi është gjithnjë në kontakt me mua për t'u interesuar për përgatitjen time si dhe për të më ngritur moralisht. Sepse duhet të kuptoni që për një sportist, që të ketë sukses, duhet që të ndiqet në mënyrë sistematike si dhe të stimulohet, dhe z. Ylli Ndroqi është një shembull për t'u përgëzuar si dhe për t'u ndjekur edhe nga biznesmenët e tjerë në lidhje me sportin shqiptar. Nuk mund të lë pa përmendur që ndeshja e 8 dhjetorit është bërë e mundur si rezultat e interesimit të z. Ylli me trajnerët e mi."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›