Regjimi: Dita, midis stërvitjes dhe çlodhjes

Përsa i pëket përshkrimit të një dite të zakonshme, ditë jave, dhe një ditë pushimi apo fundjave, Qato sqaron për gazetën se dita e tij ndahet midis stërvitjes, kujdesit për familjen dhe clodhjes së mbrëmjes. "Dita ime e zakonshme fillon me zilen e orës 07:00 të mëngjesit dhe rrobat për vrapin e përditshëm, - shpjegon ai. - Më pas më duhet që të shoqëroj të dy fëmijët e mi për në kopsht dhe me kthimin në shtëpi më pret pija ime dietike dhe energjike e dhënë nga dietologu im. Më pas më pret stërvitja e orës 11:30 e asistuar nga trajneri im i dytë. Me kthimin në shtëpi vazhdon rutina e ditës me vaktin e drekues, të kontrolluar nga dietologu.
Në vazhdim, boksieri shqiptar shton: "Më pas më duhet të qetësohem për t'u përgatitur për stërvitjen e pasdites, që fillon në orën 18:00. Dita mbyllet duke parë ndonjë film ose në shumicën e rasteve, duke parë të rejat e fundit në internet, sidomos në forumet shqiptare. Fundjavat zakonisht i kaloj jashtë me familjen si dhe në takime me miqtë." Në fakt, nuk është aspak surprizë që pasionet e tij jashtë ringut janë dy gjëra krejt larg sportit. "Peshkimi si dhe fundjavat jashtë me familjen, janë gjërat që më qetësojnë dhe më japin kënaqësi."