E Shtunë, 31 Tetor 2026

KAS-i rikthen Burrelin në kampionat

Burreli do të vijoje të luajë në kategorinë aktuale, ndeshjet do të zhvillohen në fushë asnjanëse
Sot, në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv u gjykua cështa midis Klubit të Futbollit Burreli dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Klubi i Burrelit është ankuar në lidhje me vendimin e Komisionit të Apelit të FSHF-së që solli dhe përjashtimin e skuadrës matjane nga kampionati i Kategerisë së Parë, pas incidenteve në ndeshjen Burreli-Erzeni, ku u dhunua Shefi i Gjyqtarëve, Sulejman Mema. Në seancën e zhvilluar sot, ku të pranishëm nga Federata Shqiptare e Futbollit ishte Sekretari i Pergjithshëm, Roland Mici dhe nga KF "Burreli", presidenti Murat Koliqi; Sekretari Fahri Dema, dhe traineri Baftjar Punavia, u morr vendimi për ndryshimin e vendimit të e vendimit nr. 853 dt. 25/11/2006 të Komisionit të Apelit të F.SH.F. duke përcaktuar si masë dënimi atë maksimale të parashikuar në nenin 24/1,2,3. i K D S., KAS vendosi të pranojë kërkesën e Ankuesit (Klubit të Futbollit Burreli) për uljen e masës së dënimit, duke ndryshuar piken 1 gërma a) të vendimit të Komisionit të Disiplinës së FSHF-së, datë 15.11.2006 dhe atë të Komisionit të Apelit të FSHF-së, datë 27.11.2006 në bazë të së cilës Futboll Klub Burreli përjashtohej nga Kampionati dhe cdo veprimtari tjetër zyrtare për 1 vit, dhe uljen në një kategori më të ulët. KAS vendosi pezullimin e fushës së lojës së Burrelit deri në fund të kampionatit 2006-2007, bazuar në Kodin e Drejtësisë sportive. Burreli do të vijoje të luajë në kategorinë aktuale, ndeshjet do të zhvillohen në fushë asnjanëse. Jo gjykime në Burrel Shoqata e Gjyqtarëve te futbollit e mbledhur disa ditë më parë në qytetin e Durrësit, reagoi pas dhunës të ndodhur në stadiumet e Burrelit dhe Policanit. Drejtuesit e shoqates kanë vendosur mosgjykimin e ndeshjeve deri në fund të kampionatit në dy stadiumet ku pati dhune ndaj gjyqtarëve dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhunohet Sul Mema Shefi i Gjyqtarëve në Federatën Shqiptare të Futbollit, Sulejman Mema, i caktuar si delegat i FSHF-së në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Burreli-Sopoti është dhunuar nga drejtuesit e klubit të Burrelit pas përfundimit të ndeshjes 1-1. Drejtuesit e klubit nuk e kanë kursyer dorën ndaj Shefi i Gjyqtarëve, Sul Mema, që është shtruar urgjentisht në spitalin lokal. Arrestohet Shpëtim Ndreu Pranga dhunuesit të përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sulejman Mema. Punonjësit e policisë të këtij komisariati bënë të mundur arrestimin në kushtet e flagrancës të tridhjetë e tetë vjetarit Shpëtim Selim Ndreu, lindur dhe banues në Burrel, i cili është pjesëtar i stafit drejtues të Klubit Sportiv "Burreli".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›