E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare. Bogdani kalon te Udineze për 3.5 milionë euro

Zgjidhet përfundimisht enigma e destinacionit të sulmuesit shqiptar të Serisë A. Erjon Bogdani. Gjigandi i Sienës dhe i Kombëtares shqiptare do të veshë fanelën e Udinezes në kampionatin italian, që pagoi shumën prej 3.5 milionë eurosh për ta bërë të vetin, plus kartonit të mbrojtësit Valerio Bertoto. Kontrata e radaktuar tashmë do të formalizohet ditët e ardhshme. Xhenoa e drejtuar nga presidenti Preciozi i bëri një ofertë publike në shumën 3 milionë euro, një shumë që nuk e kënaqi aq sa duhet klubin bardhezi të Sienës, për më teper që Xhenoa militon në Serinë B të kampionatit italian të futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga sajti kataëeb.it. Bogdani është autor i 11 golave gjatë 34 ndeshjeve me fanelën e Sienës gjatë edicionit të kaluar. Për Bogdanin, Udineze është klubi i tij i pestë në Italia, pas Rexhinës, Salernitanës, Veronës dhe Sienës. 29-vjecari Erjon Bogdani gjatë karrierës së tij futbollistike ka zhvilluar 276 ndeshje, ndërkohë që rrjetën e ka gjetur 77 herë (0.27 gola për ndeshje). Bogdani, që në Shqipëri ka luajtur me Partizanin, ka luajtur edhe dy sezone në Kroaci (NK Zagreb) dhe një sezon në Turqi (Genclerbirligi).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›