Qato të shtunën ndeshet me hungarezin Surman

Kampioni i botës në versionin WBF Kreshnik Qato do të ndeshet të shtunën në Londër me boksierin hungarez Zoltan Surman. Kjo ndeshje sponcorizohet nga kompania "Yldon" dhe promotori Ylli Ndroqi. Qato do të parapërgatitet të mbrojë titullin në WBF. Mësohet se ka një record shitjeje të biletave nga shqiptarët në Londër dhe numri i biletave të shitura deri më tani arrin 1 mijë.