Ministri Hyseni niset për vizitë në Kroaci

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni është nisur sot drejt Kroacisë, ku do të marrë pjesë në një samit mes vendeve evropiane. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Hyseni është ftuar nga homologu i tij kroat, Gordan Jandrokoviç. Samiti, i cili do të jetë i fokusuar tek çështjet e energjisë dhe investimet, do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 korrik në qytetin e Dubrovnikut, ku Hyseni do të përfitojë nga rasti për të takuar homologë nga vende të ndryshme.