E Diel, 1 Nëntor 2026

Në 5 muaj, 750 mijë turistë kanë ardhur në Shqipëri

Rreth 750 mijë turistë të huaj kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit pjesa më e madhe e këtij numri më shumë se 350 mijë, kanë qënë turistë të cilët kanë qëndruar gjatë, ndërsa pjesa tjetër rezultojnë vizitorë të cilët klasifikohen si eskurisionistë. Përsëri nga viti në vit Shqipëria po rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve. E njëjta periudhë e një viti më parë ka patur 10% vizitorë më pak se janar-maji i 2009- ës, ndërsa në krahësim me vitin 2005, ky vit ka rritur numrin e vizitorëve afërsisht 2.5 herë më shumë. Edhe të ardhurat të cilat kanë hyrë në ekonominë vendase si reultat i turizmit nuk janë të pakta. Për tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat nga turizmi kanë qënë 212 mijë euro, të ardhura të cilat me përfundimin e seznit turistik të verës pritet që të shtohen ndëjeshëm.
Sipas qëllimit të udhëtimit për periudhën janar-prill, 83% e vizitorëve kanë patur si qëllim pushimet, ndërsa 5% e tyre bisnesin.
Numri më madh i turistëve përbëhet nga europianët në masën 92%, kurse amerikanët dhe aziatikët përbëjnë respektivisht 5 dhe 2 % e vizitorëve të ardhur për këtë periudhë në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›