Tiranë, shoqërohen 7 agjentë sigurimesh

7 agjentë sigurimesh, të punësuar pranë 4 shoqërive të u shoqëruan nga Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik në Policinë e kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë Tatimore, në kuadrin e operacionit të koduar "Ambasada".
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës, bënë të ditur se shtetasit Lefter Jaupaj, 42 vjeç, Ylmije Kapedani, 61 vjeç, Mbarime Selmani, 44 vjeç, Kujtim Malaj, 46 vjeç, Lindita Dema, 55 vjeç, Fatos Karagjozi, 43 vjeç dhe Pirro Toçka, 46 vjeç, ushtronin aktivitetin e tyre në ambiente të palicencuara, pranë kësaj ambasade dhe duke i prerë sigurime për jetën mbi vlerën e caktuar shtetasve të cilët aplikonin për marrjen e vizave në këtë ambasadë. Pas deklarimeve të tyre në polici, këta shtetas u lanë të lirë, ndërkohë që Policia Tatimore mori masën e gjobës me 250 mijë lekë për secilën nga këto shoqëri sigurimesh.