E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato:Premtoj fitore përballë Randell

Në një linjë telefonike për "Ora Sport", boksieri Kreshnik Qato, premtoi se nuk do të zhgënjejë në ndeshjen ndaj boksierit britanik Toni Randell, dhe do të përpiqet maksimalisht për fitore. "Premtoj se nuk do zhgënjej në këtë ndeshje. Me stërvitjen dhe me kushtet që më ka mundësuar promotori Ylli Ndroqi mendoj vetëm për fitore", u shpreh Qato. Bokseri theksoi se në këtë prag ndeshje, në Britani ka pjesëmarrje shumë të madhe të tifozëve dhe kjo i ka dhënë atij më shumë shtysë për fitore. Ai theksoi se nuk ka parë lojën e kundështarit Randell, por ka parë vetëm kundërshtrët me te cilët ai është ndeshur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›