E Diel, 1 Nëntor 2026

Qazim Sejdini: Tregtarët nuk po paguajnë taksat

27-02-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku socialist i Elbasanit i shqetësuar për premtimet e kreut të PS-së Edi Rama, për taksat

Duke dëgjuar premtimet e opozitës për heqje taksash, tregtarët në Elbasan nuk po paguajnë më detyrimet që kanë. Shqetësimi i kryetarit të bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini u shpreh në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit, pasi arka e bashkisë ka mbetur bosh.
Qazim Sejdini përshëndeti përfundimin sa më parë të rrugës Elbasan-Tiranë që sipas tij do ta zhvillojë këtë qytet.
“Unë jam ndër të paktët që mezi e pres përfundimin e kësaj rruge”, deklaroi Sejdini Miratimi i buxhetit të bashkisë së Elbasanit ka kaluar në debate të ashpra mes kryetarit të këshillit të qarkut z. Eugen Isaj dhe kryetarit të bashkisë Qazim Sejdini. Sipas Isaraj shifra e buxhetit është fiktive dhe e pa mundur të realizohet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›