E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhgimi/ “Rama kopjon iniciativën e Halimit për ashpërsimin e ligjit për armëmbajtjen pa leje”

27-02-2013 / Gazeta 55

Edi Rama akuzon PD për kopjim programi. Por kopjon vete iniciativën e ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi për armët.
Edi Rama akuzoi serish Partine Demokratike se po i kopjon programin, teksa ripërsëriti akuzat se qeveria nuk po arrin të menaxhoje situatën e sigurisë ne vend. Por sapo akuzoi Partine Demokratike për kopjim programi, vetë Rama kopjoi ministrin Halimi për forcimin e ligji për ata që mbajnë armë pa leje. 
Në fakt kjo është një iniciativë e marrë që në fillim të këtij muaji nga ministri Halimi. Me 2 shkurt, duke iu referuar komenteve të një miku në Facebook, ministri Halimi shkroi në faqen e tij në këtë rrjet social se mbajtësit e armëve duhet të dënohen minimum me 10 vjet burg. 
Një jave me vonë, këtë iniciative e sqaroi edhe prononcim për mediat, ku i bëri thirrje edhe opozitës që të jetë pjesë e reformës, duke shprehur shqetësimin se deri tani nuk ka qenë e pranishme në diskutime. 
“Ashpërsimi i dënimeve dhe reforma në kodin Penal nuk është diçka politike, që i shërben një kahu të saj por një reformë ligjore e cila do t’i shërbejë sigurisë. Shpesh i kemi kërkuar qe edhe opozita të jetë pjesë e kësaj reforme, por nuk ka qenë e pranishme në diskutime. Qytetarët presin nga politikanët që na votojnë, që ne të përmirësojmë cilësinë e jetës e mbi të gjitha të rrisim sigurinë”, sqaroi me 9 shkurt ministri i Drejtësisë. Ndaj, nisur nga ky fakt, me deklaratën për rishikimin e ligjit për armëmbajtjen pa leje, Rama ose ka kopjuar programin e qeverise për luftën ndaj krimit, ose ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së maxhorances, të paktën një herë në këto 4 vitet e fundit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›