Pas arrestimeve, situata në Preshevë, frikë nga radikalizimi
Që situata është e tensionuar në Preshevë, si dhe në dy komunat e tjera me popullsi shqiptare, Bujanovc dhe Medvegjë, në jug të Serbisë, pas arrestimit kohët e fundit nga forcat speciale serbe të 10 shqiptarëve, është i qartë dhe i dukshëm është edhe zëmërimi i madh që ka përfshirë popullisnë shqiptare të atjeshme, por vështirë është të parashikohet se deri ku do të shkojë dhe çfarë forme do të marrë ky zëmërim në të ardhmen e afërt, ndërsa shqiptarët e këtyre tri komunave kanë paralajmëruar organizimin e protestave të vazhdueshme. Ekspertë të fushës së sigurisë në Serbi, të cilëve u referohet media serbe, e konsiderojnë real kërcënimin e radikalizimit të protestave që mund të marrrin, madje, edhe formën e një revolte të hapur të popullsisë shqiptare në jug të Serbisë, por, për momentin, jo të realizueshëm, sepse, sipas tyre, ata (shqiptarët) do të humbisnin "mbështetjen dhe besimin që gëzojnë në vendet perendimore". Sidoqoftë, sipas ekspertëve serbë të mësipërmë, protestat e shqiptarëve mund të marrin formën e incidenteve dhe të konflikteve sporadike me policinë serbe.
Kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Preshevë, Orhan Rexhepi, sipas gazetës serbe "Kurir", ka paralajmëruar ditët e fundit se, duke arrestuar 10 anëtarët e UÇK-së, serbët "po ngacmojnë luanin që po fle". "Do të ishte mirë që luani që po fle, të mos lëndohet as rastësisht, sepse, përndryshe, ai do të shndërrohej në një luan të plagosur. Më e pakta që mund të bëjmë është të organizojmë protesta dhe, në fund, do të jemi të detyruar të ndërmarrin hapa të tjerë", tha Rexhepi, duke mos e bërë të qartë se çfarë hapash kishte parasysh, shkruan gazeta serbe "Kurir".
Aleksandar Radiç, komentator ushtarako-politik serb, sipas gazetës së mësipërme, konsideron se ekziston mundësia që shqiptarët në jug të Serbisë të ngrejnë krye, por, momentalisht, kjo nuk është aspak në interes të tyre. "Është e padiskutueshme se atje ekziston masa kritike për kryengritje, madje edhe e armatosur. Megjithatë, ajo që u mungon atyre (shqiptarëve), janë rrethanat politike për krijimin e trazirave. Fuqitë perendimore ndjekin me vëmendje të madhe çdo hap të tyre, duke i paralajmëruar vazhdimisht ata. Shqiptarët, mbas shpalljes së pavarësisë, fituan shumë, por, si kompensim, nuk kanë ofruar asgjë. Nga ana tjetër, Serbia ka përmbushur disa nga kërkesat e tyre, duke pranuar, madje, në radhët e policisë edhe ish-anëtarë të UÇPMB-së (Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit). Çdokush që ka kryer krim politik, duhet të përgjigjet", vë në dukje Radiç, i cituar nga gazeta serbe. Zoran Dragishiç, prof. në Fakultetin për Sigurinë të Beogradit, nga ana e tij, gjithashtu, është i të njëjtitit mendim, duke theksuar se, në një të ardhme të afërt, shqiptarët nuk do të ngrejnë krye, pasi kjo nuk është reale, madje as edhe në një periudhë kohore më afatgjate. "Kërcënimet e tyre duhet të merren seriozisht në konsideratë, pasi ata kanë kapacitet të krijojnë probleme serioze. Presheva, Bujanovci dhe Medvegja nuk funksionojnë në mënyrë të izoluar, pasi ato janë të lidhura mirë më bashkëkombësit e tyre në Kosovë. Veç kësaj, këtu është i pranishëm një numër i madh, i mjaftueshëm për kryengritje, shqiptarësh radikalë të armatosur dhe të stërvitur. Sidoqoftë, nuk besoj se puna do të shkojë deri te veprime ekstremiste, pasi kjo nuk i shkon për shtat udhëheqjes në Kosovë, ndërkohë që ndodhemi edhe në mes të dimrit. Nuk mendoj se do të ketë radikalizim të protestave, sepse arrestimi i ‘grupit të Gjilanit‘ nuk drejtohet kundër shqiptarëve, por kundër terroristëve. Mendoj se për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe shqiptarët në jug të Serbisë", vë në dukje Dragishiç, i cituar nga gazeta serbe "Kurir".