E Diel, 1 Nëntor 2026

Qe nga 1 janari 2012 qytetaret do kene kontrate te re energjie me CEZ-in

Diskutohen pikat e kontratës së re të energjisë mes konsumatorëve dhe operatorit të shpërndarjes, CEZ.

Kjo kontratë përmban një sërë detyrimesh për kompaninë “CEZ”, nga njoftimi i ndërprerjeve të energjisë deri të dëmshpërblimi i konsumatorit.

Disa pikat të kontratës u kundërshtuan nga CEZ.

Megjithatë kontrata e re do të miratohet brenda muajit shtator dhe do të aplikohen nga 1 janar 2012.

Kështu, konsumatorët shqiptarë do të kenë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm një kontratë të re të energjisë elektrike.

Detajet e kësaj kontrate u diskutuan në një seancë të poasçme dëgjimore, e organizuar nga Entit Rregullator i Energjisë, ku merrnin pjesë përfaqësues të “CEZ Shpërndarje” si dhe grupe të tjera të interesit.

Sipas kësaj kontrate, konsumatorët do të njoftohen për çdo ndërprerje të energjisë elektrike që do u bëhet nga ana e dispeçerëve të shpërndarjes së energjisë, po ashtu, sipas kontratës së re, konsumatorët do të rimbursohen 2 muaj më vonë, rast se faturohen gabimisht.

Në bazë të kontratës së re do të ketë dëmshpërblim, kur ndërprerjet janë më të shpeshta se ato që janë përcaktuar.

Megjithatë, përfaqësues të ERE njoftuan se CEZ kundërshton disa pika të kësaj kontrate, të cilat lidhen kryesisht me kryerjen e dëmshpërblimit si dhe ndërprerjet e shkurtra.

Për këto të fundit, CEZ Shpërndarje kërkon që të jenë më tepër se 3 minuta, të paktën deri në 15 minuta

Kontrata e re e energjisë rishikohet pas 6 vjetësh.

Ajo përfshin kushtet, të cilat do ta vendosin raportin mes konsumatorit dhe furnizuesit me energji, sipas standardeve europiane.

Kjo kontratë e rishikuar do të miratohet brenda muajit shtator dhe do të aplikohet nga 1 janar 2012.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›