Superstrada Levan –Tepelenë gati pranverën e ardhshme
05/09/2011 Ministri Olldashi inspekton punimet në fazën intensive të asfaltimit
Punimet në superstradën Levan –Tepelenë kanë avancuar duke u futur në fazën intensiv të asfaltimit. Konkretisht, në lotin e parë Levan-Damës kanë përfunduar mbi 60 për qind e punimeve dhe janë asfaltuar tashmë 20 kilometrat, nga 38 gjithsej që është ky lot. Në lotin e dytë, Damës- Tepelenë, i cili ka një gjatësi totale prej 32 kilometrash janë asfaltuar 15 kilometra. Punimet në këtë aks rrugor i inspektoi ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi. “Jemi në një nga pikat më kritike të këtij projekti, konkretisht segmenti që gjendet mbi lumin Vjosë, jo anash tij. Është një segment shumë i vështirë sepse rruga nuk ka formën e një rruge tradicionale apo të një urë tradicionale. Aktualisht jemi në një ballkon mbi lumin Vjosa, 8 metra të gjerë dhe jemi të detyruar të bëjmë punime shumë specifike, që të bëjmë të mundur zgjerimin e rrugës për shkak të terrenit që nuk lejon mënyrë tjetër të ekzekutimit të punimeve. Nga ana tjetër në të gjithë segmentin po vazhdojnë punimet për asfaltimin, këtu i referohem jo vetëm segmentit nga Damës - Tepelena, por edhe nga Levani në Damës. Deri në këto momente që po flasim janë asfaltuar 36 km në totalin e vet, pra pothuajse më shumë sesa gjysma e rrugës. Me ecurinë e tanishme sezoni i ardhshëm do ta gjejë këtë rrugë në operim në të gjithë segmentin nga rrethrrotullimi i segmentit të Levanit deri në Tepelenë, duke i dhënë një mundësi shumë të mirë trafikut për të gjithë zonën jugore të vendit”, – tha Olldashi, gjatë fjalës së tij. Aktualisht punimet më intensive janë përqendruar në nyjën e Levanit në urën e lumit Vjosa dhe në urën e Benicës. Superstrada Levan-Tepelenë, që financohet nga BEI dhe BERZH është e ndarë në dy lote dhe bën pjesë në korridorin veri-jug. Punimet priten të përfundojnë në pranverën që vjen.