Licenca e dyte 3G jepen ofertat

Kompanitë celulare kanë dhënë gjatë së hënës dy ofertat për licencën e dytë 3G. në orën 10, Albanian Mocile Comunication dhe Eagle Mobile kanë dorëzuar në zarfe të mbyllura ofertat dhe dokumentacionin përkatës për të fituar të drejtën e shërbimit 3G.
Burime të AS në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare bënë me dije se ofertat janë pranuar sit ë vlefshme dhe se ishin të ndryshme nga njëra tjetra. Kështu, AMC ka ofruar 15.1 milionë euro, ndërsa Eagle Mobile 12.9 milionë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave po shqyrton me detaje ofertat dhe pritet q gjatë së martës ose së mërkurës të shpallë dhe fituesin.
Teknologjia 3G njihet ndryshe si gjenerata e tretë në telefoninë e lëvizshme dhe lejon transmetim më të shpejtë të të dhënave, telefoni nëpërmjet ëireless-it, lundrim në internet dhe shërbime televizive, të gjitha nëpërmjet rrjetit të celularit. Aktualisht, ndër 4 kompani celulare në Shqipëri vetëm njëra ofron shërbime 3G.
Florian Papadhimitri