E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije sekuestrohen 15.4 kilograme Marijuane arrestohet poseduesi

Policia Kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pasi kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas nga Fieri me automjetin e tij tip Benx do të trafikonte një sasi lënde narkotike në drejtim të shtetit Grek, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit në Kakavijë, gjatë gjithë mbrëmjes kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë automjetet e vogla dhe autobusët që lëviznin në drejtim të shtetit grek.
Kështu në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , ka mbërritur automjeti i dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike , Benz veturë me targa AA 473 CF, që drejtohej nga shtetasi Ervis Myrtaj i datëlindjes 1985, lindur dhe banues në Fier, i cili punonte si taksi Fier- Athinë me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjetin e dyshuar , ku gjatë kontrollit të imtësishëm është përdorur edhe qeni antidrogë , ku ka rezultuar se:
Në brendësi të kroskotit nga ana e pasagjerit , janë konstatuar disa pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike . Nga këqyrja që iu bë automjetit rezultoi se në thëllësi të kroskotit u gjetën 14 pako të mbështjella me lëtër natriban , me peshë nga 1 kilogramë e 100 gramë secila ku brenda tyre kishte lëndë narkotike , gjithësej 15.4 kilogramë Mariuanë.
Të gjitha pakot ishin të lyera nga jashtë me krem dhe parfum me qëllim eleminimin e erës për t’i shpëtuar kontrollit të policisë.
Shtetasi Ervis Myrtaj është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të tij
Ervis Myrtaj 27 vjeç lindur dhe banues në Fier, i cili e kishte marrë lëndën narkotike në Patos dhe do ta transportonte për në Janinë , ku nga ana e policisë menjëherë është bashkëpunuar me palën greke për të bërë të mundur kapjen e shtetasit që do priste lëndën narkotike në Janinë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celulari , lënda narkotike si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›