E Shtunë, 31 Tetor 2026

Që sot ora pranverore, akrepat 60 minuta para

Nga ora 2:00 të mëngjesit të sotëm hyri zyrtarisht në fuqi ora pranverore. Akrepat e orës shkuan 60 minuta para dhe do të na orientojë kohën në ditë-netët tona për shtate muaj me radhë deri në natën mes 24 dhe 25 tetorit. 

TIRANE- Hyn në fuqi ora e re zyrtare. Akrepat e ores kane shkuar 60 minuta para, pikërisht kur akrepat kanë shënuar orën 2:00 të mëngjesit.

Ora e re do të orientojë kohën në ditë-netët tona për shtate muaj me radhë deri në natën mes 24 dhe 25 tetorit. Kjo i ka dhënë fund periudhës së ores diellore që shoqeron 5 muajt dimërore, me objektivin për të fituar një orë dritë më shumë.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo e njëtrajtëshme, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet .
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›