E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qelia e hapur”, në qeli sekseri

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë “burg pa afat” për 41-vjeçarin kryeqytetas Qemal Cako, i prangosur gjatë operacionit policor të koduar “Qelia e hapur 2”. 

Sipas Prokurorisë, Cako dyshohet se përgjatë viteve 1998-2004, në bashkëpunim me punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si dhe persona të tjerë të implikuar, kanë përgatitur kundrejt përfitimit rreth 10 dosje pensionesh, me dokumente të falsifikuara. Këta mes të tjerash vazhdonin të tërhiqnin pensione në emër të personave që kishin vdekur, duke përfituar secili rreth 900 mijë lekë të vjetra, veprim që vazhdonte edhe aktualisht. Vetë i pandehuri e pranoi akuzën, ndërsa avokatja e tij e caktuar kryesisht i kërkoi gjykatës vendosjen e një mase më të lehtë sigurie, kërkesë e cila u rrëzua për vetë pozitën juridike të të pandehurit, ndaj të cilit rëndojnë katër akuza.     fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›