“Ben Qimja” në burg nga gjurmët
TIRANE – Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi dje të linte në qeli biznesmenin fierak
Arben Isufaj, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës vendosi pak ditë më parë masën e sigurisë 45 ditë burg në pritje të mbërritjes nga Anglia të ekspertizës së gjurmëve papilare të gjetura në njërën nga armët me të cilat është vrarë Piro Koçiu. Trupi gjykues, pasi dëgjoi pretendimet e palëve; prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurit, la në fuqi vendimin e Faktit. Genci Gjokutaj, mbrojtësi i biznesmenit Isufaj, i cili njihet edhe si “Ben Qimja”, reagoi ashpër ndaj vendimit. Ai pohoi se lidhur me vendimin e Apelit, më datë 11 qershor, Prokuroria e kryeqytetit dërgoi për ekspertizë në Angli shenjat e gishtave të gjetura në një pistoletë që është gjendur në vendin ku u vra Koçiu. Sipas tij, bashkë me shenjat e gishtave të Isufajt janë dërguar në Angli edhe dy deklarata dëshmitarësh si dhe dy pyetje të mbrojtjes. Në proces, në Apel, Prokuroria ka pohuar se një ditë pasi janë dërguar në Angli këto materiale, ka mbërritur përgjigjja se shenjat e gishtave i përkisnin Isufajt. Sipas tij, kthimi i përgjigjes për 24 orë është tërësisht i pamundur, pasi është fakt se posta diplomatike me të cilën dërgohen dokumentacioni për raste të tilla zgjat të paktën dy javë. Në fund avokati pohoi se ditën e hënë pret të njihet me këtë përgjigje që ka mbërritur nga Anglia dhe që organi i akuzës nuk është njohur me këtë provë. fa.ma.