Qellimet e sekretares Clinton per Ballkanin
Hillary Clinton zbuti nacionalistet serbe te Bosnjes duke garantuar jetegjatesine e entitetit serb. Serbise i premtoi perafrim me Perendimin pa garantuar pershpejtim te procesit. Kosoves i kerkoi fillim te procesit te dialogut pavaresisht zgjedhjeve. I duhet ndihma evropiane pasi Ballkani Perendimor mbetet nje projekt i perbashket qe asnjera pale nuk mund ti bishtnoje
Turneu i sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton ne kryeqytetet e tri shteteve te Ballkanit Perendimor kishte nje qellim te perbashket kryerja e nje misioni te nisur nga burri i saj i shquar para pesembedhjete vjetesh. Presidenti Bill Clinton ishte zhytur ne Ballkan ne menyre dramatike ne veren e vitit 1995. Pasi kishte mobilizuar NATO-n ti bombardonte pozicionet serbe dhe te ndalonte vrasjen e civileve myslimane te Bosnjes ishte hartuar Marreveshja e Daytonit. Megjithese Marreveshja e Daytonit dhe prania e NATO-s siguruan paqe dhe stabilitet deshtuan te ndertonin nje shtet unik por u arrit nje ndarje e konsoliduar etnike duke krijuar dy entitete me te drejte vetoje karshi qeverise qendrore ne Sarajeve.
Vite me radhe te presionit dhe te bindjes kane deshtuar te ndertonin nje shtet me funksional me shume shkaku i kundershtimit te lidereve te serbeve te Bosnjeste vendosur qe te mos e humbnin statusin e tyre autonom. Zgjedhjet e fundit te pergjithshme deshtuan ti gjenin shteg qorrsokakut boshnjak meqe fituan partite etnike me retorike nacionaliste. Ata bazuan fjalorin e tyre nga kercenimi i pavaresimit dhe rreziku kinse i interesave kombetare-etnike.
Caku i Hillary Clintonit zor se do te arrihet dhe ka pak gjasa se do tia dale mbane. Ne njeren ane ajo mbeshtet reformen kushtetuese dhe qeverisese me qellim te forcimit te pushtetit qendror dhe rritjes se efikasitetit drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Ne anen tjeter sekretarja amerikane e Shtetit mundohet ti qetesoje lideret serbe te Bosnjes duke i siguruar se entiteti i tyre nuk do te zhduket. Nje qasje e tille iu fryn ndjenjave nacionaliste dhe kryeministri Milorad Dodik ne menyre te vazhdueshme ka kercenuar me ndarje nese Bosnja centralizohet dhe integrohet.
Frustrimet jane duke u rritur ne te dyja entitetet dhe madje lideret e popullates se vogel kroate kane filluar te kerkojne krijimin e nje entiteti te trete boshnjak. Frikesohen se do te mbesin pakice ne nje shtet te dominuar nga myslimanet boshnjake nese serbet do te shkeputeshin. Washingtoni lufton me mish e me shpirt kunder nje revolte eventuale serbe pavaresisht cmimit sepse nje ndarje e Bosnje-Hercegovines do te kishte pasoja te rrezikshme per mbare rajonin. Megjithese ndarje nuk mund te konsiderohet nje prospekt i menjehershem. Kercenimi me ndarje po manipulohet nga lideret e serbeve te Bosnjes karshi aktoreve nderkombetare.
Vizita e sekretares Clinton ne Beograd ishte shume e rendesishme. Ideja fillestare eshte qe te binden lideret serbe ti hyjne procesit te dialogut me Prishtinen dhe keshtu te nis normalizimi i raporteve ndermjet te dyja vendeve. Shtepia e Bardhe ka dhene sinjale te qarta se do te jete ngushtesisht e perfshire ne proces perkrah perfaqesuesve te Bashkimit Evropian.
Ne te njejten kohe zyrtaret e larte amerikane duan qe dialogu i ardhshem te mos provokoje destabilitet politik pershpejtim te zgjedhjeve te parakohshme dhe fuqizimin e nacionalisteve serbe qe kundershtojne cdo kontakt me Qeverine e Kosoves. Ne te njejten kohe po behet kalkulimi i ndikimit te rolit te BE-se qe Beogradi te joshet ne plotesimin e kritereve per anetaresim. Kjo do te jete nje strategji qe nuk do ta haje pazari ne publikun serb qe e dine se anetaresimin ne BE me shume e shohin si premtim iluzor sesa nje destinacion konkret e te cilet nuk kane besim te madh as te politikanet e tyre e as ne ata te zyrtareve te BE-se.
Vizita e sekretares Clinton ne Prishtine rastisi ne momentin kur Kosova po ben pergatitjet per zgjedhjet e pergjithshme pas doreheqjes se Fatmir Sejdiu nga posti i presidentit. Clintonit i duhej te merrte garancite se pavaresisht nderhyrjeve te fushates parazgjedhore nuk duhet shmangur dialogut me zyrtaret serbe. Pervec kesaj qellimi i saj eshte qe te kete zgjedhje te lira te kete nje perpjekje per afrimin dhe daljen ne zgjedhje te votuesve te pakices serbe dhe te sigurohej se nga zgjedhjet duhet te dale nje koalicion i fuqishem qe do te mund te sfidonte problemin e madh te korrupsionit dhe te moszhvillimit ekonomik.
Pavaresisht prej nxitjes se BE-se per te perfshire mbare rajonin e Ballkanit Perendimor ne nje institucion kryesor panevropian disa shtete anetare te BE-se kane filluar ta zbehin mbeshtetjen per nje zgjerim te metejshem ne nje te ardhme te afert. Ata mendojne se masat e ashpra te ndermarra nga qeverite evropiane pas krizes financiare e bejne te domosdoshme pauzen e perkohshme te procesit te zgjerimit me qellim te shmangies se problemeve te reja. Aspirantet ballkanike do te mund te shnderroheshin ne nevojtare te ndihmave financiare ne kohen kur opinioni i pergjithshem per zgjerimin e BE-se eshte refuzues ne shtetet anetare.
Nje rol te madh dhe themeltar do ta luajne thellesia dhe jetegjatesia e krizes dhe sesi do te ndikojne permiresimet ne sektore specifike ne shtete individuale. Zgjatimi i krizes ekonomike ne Evropen Veriore mund te nxise levizje ekstremiste dhe te mobilizoje segmente te frustruara te gjenerates me te re. Ky militantizem mund te nxise disa parti te pershtatin programe me radikale dhe me diskriminuese karshi minoriteteve dhe imigranteve ne te njejten kohe do ta bllokonin procesin e zgjerimit te BE-se. Ne mund te deshmojme zgjedhjen dhe perfshirjen e nje numri me te madh te populisteve ose nacionalisteve si kane deshmuar edhe zgjedhjet e fundit ne Suedi dhe Holande.
Duke marre per baze ambientin e paqarte dy pyetje mbesin pezull a eshte Bashkimi Evropian i pergatitur dhe i vendosur te ndihmoje per zgjidhjen e problemeve me te medha te Ballkanit dhe cila do te jete pesha dhe efekti i perfshirjes se SHBA-se Bashkimi Evropian njemend do te testohet gjate dekades se ardhshme meqe ka deshtuar te siguroje pozicionin e tij si nje fuqi boterore dhe madje rritja e tij e gjate ekonomike eshte vene ne pikepyetje nese marrim parasysh tkurrjen e fundit borxhet kombetare te shume qeverive anetare dhe paqartesine e se ardhmes se valutes evropian.
Administrata amerikane eshte e frustruar me fiksimin e Bashkimit Evropian te mberthyer vazhdimisht ne probleme te brendshme dhe argumente te nderlikuara institucionale me ndarjet e perhershme per formulimin e nje politike unike diplomatike me mosgatishmerise per tiu bere partner SHBA-se me forcimin e kufijve te sigurise dhe me politiken e saj te forces se bute. Ne kontrast Shtepia e Bardhe e Obamas eshte kritikuar nga zyrtaret evropiane per neglizhencen karshi BE-se per fokusimin e saj te ngushte ne skenen nderkombetare dhe me merakun e madh per Afganistanin dhe Iranin. Pavaresisht prej ketyre belave Ballkani Perendimor mbetet nje projekt i perbashket qe asnjera pale nuk mund ti bishtnoje.
Autori eshte drejtor i Qendres per Kerkime dhe Studime Nderkombetare. Komenti eshte publikuar se pari ne te perditshmen e Prishtines Koha Ditore