Fundi i dashurise PDK-LDK

Ministrat nga radhet e LDK-se kane dorezuar detyrat ne postet qeveritare ndonese mbetet qe formaliteti i pranim-dorezimit te kaloje edhe permes disa komisioneve ad-hoc. Edhe pse ka braktisur koalicionin qeverises LDK-ja nuk eshte pajtuar me opsionin e zgjedhjeve te jashtezakonshme. Lidhja Demokratike e Kosoves edhe zyrtarisht i ka dhene fund partneritetit qeverises me Partine Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci. Ashtu sic eshte paralajmeruar dhe ne harmoni me vendimin e Kryesise se LDK-se ministrat dhe zevendesministrat e LDK-se jane terhequr te henen nga Qeveria ndonese ka mbetur qe edhe formalisht dorezimi i detyrave te behet permes komisioneve ad-hoc qe do te formohen.
Sekretari i pergjithshem i LDK-se dhe zevendeskryeministri i deritashem Rame Manaj ka thene pas nje takimi te Kryesise se kesaj partie me ministrat e deritashem se pavaresisht daljes se LDK-se nga Qeveria Kosova nuk ka nevoje te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme duke besuar se data e zgjedhjeve do te mbetet ajo qe e ka caktuar u.d. i presidentit Jakup Krasniqi perkatesisht 13 shkurti.
Tashme jane caktuar zgjedhjet ato jane te parakohshme dhe data per to eshte caktuar 13 shkurti i vitit 2011. Nuk ka ende kushte per zgjedhje te jashtezakonshme ka deklaruar Manaj.
Nderkaq lidhur me dorezimin zyrtar te posteve ministrore Manaj ka thene se kjo ceshtje do te mbyllet shume shpejt. Nuk besoj qe mund te zgjase dhe nuk duhet te zgjase. shte krejt ceshtje teknike pranimi perkatesisht dorezimi i detyrave. Do te jete nga nje komision ad-hoc qe formohet ne secilen ministri qe ben pranim - dorezimin e posteve ka theksuar Manaj.
Dorezimin e detyres tashme e kane konfirmuar ministrat Bujar Bukoshi Sadri Ferati Haki Demolli dhe Skender Hyseni. Zevendeskryeministri i deritashem Rame Manaj dhe ministri i Kultures Lutfi Haziri pritet qe kete ta bejne edhe permes komisioneve ad-hoc.
Disa nga ministrat e LDK-se dorezimin e detyrave te zevendesministrat qe vijne nga radhet e PDK-se apo partive minoritare e kane bere ne prani te mediave.
Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal Sadri Ferati ka thene se po largohej duke besuar se punet qe kane nisur ne kete ministri si decentralizimi dhe krijimi i komunave te reja te vazhdojne edhe ne te ardhmen.
Une do te shpresoj dhe do te sugjeroja qe asgje te mos ndalet dhe te vazhdoje gjithcka. Kosoven e presin procese te ndjeshme sidomos ato qe nderlidhen me veriun me dialogun dhe te gjitha institucionet duhet ta bejne punen e vet ne menyre qe te shihet se edhe veriu eshte pjese e Kosoves.
Komunat po funksionojne fuqishem dhe ketu kam zevendesministrin Elezi me sekretarin dhe te tjeret dhe do te doja te vazhdonte puna ne kete drejtim eshte shprehur Ferati.
Tani pas terheqjes se LDK-se nga koalicioni qeverises mbetet te PDK-ja dhe kryeministri Hashim Thaci nese do te inicioje apo jo edhe procesin e zgjedhjeve te jashtezakonshme.
PDK-se i mjafton nje mocion mosbesimi i Qeverise ne Kuvend qe kjo Qeveri te bjere nese nuk merr shumicen e votave ne Kuvend. Me kete do te krijoheshin parakushtet per shperndarjen e Kuvendit dhe thirrjen e zgjedhjeve brenda 45 ditesh.
Perderisa PDK-ja si partia me e madhe eshte deklaruar se nuk do ta mbeshtese formimin e qeverise teknike zgjedhjet e jashtezakonshme tash per tash edhe shihen si nje prej zgjidhjeve me te mundshme. Nje proces i shpejte zgjedhore megjithate do te sfidonte sidomos Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Kurse nga aspektet tjera mbetet e paqarte se si do te veprohet me buxhetin e vitit 2011 i cili nuk eshte i miratuar dhe me shperndarjen e Kuvendit do te mbetet si i tille.