E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa shume por pas frikes se Edi Rames per tu futur ne zgjedhje

19-10-2010 / Redaksionale

Vetem 2 ore e 30 minuta pas fteses se Kryeministri Berisha se diten e premte do te filloje puna per hartimin e reformes zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it Edi Rama doli ne nje konference per shtyp per te thene se ligji zgjedhor eshte i mire por ligji nuk zbatohet. Ai shprehu mendimin e tij se Zgjedhjet ne Shqiperi nuk u deformuan nga mungesa e nje ligji te mire zgjedhor por nga shkelja e ligjit. Problemi nuk vjen nga mungesa e ligjeve por nga moszbatimi i tyre.
Eumlshte ashiqare leximi i ketij teksti qe ashtu sic Rama e konfirmon ligjin ne teresi gjithashtu ai i shpeton alibia e mos-pranimit te humbjes. Ndersa vezhguesit kombetare dhe nderkombetare plus pastaj 20 mije komisionare socialiste konfirmuar se zbatimi i Kodit Zgjedhor ishte i rregullt si proces teresor Edi Rama fokusohet tek alibia se qeveria e ndalon te behet transparenca. Qellimisht ai i drejtohet maxhorances qeverisese. Kur ne te vertete eshte dera e Gjykates Kushtetuese qe duhet trokitur per te formuluar pyetjen nese kutite e votimit duhen hapur apo jo. Deri me sot PS-ja kete kerkese ligjore jo shume te veshtire per ta formuluar ne Gjykaten Kushtetuese nuk e ka bere. Sido qe te veje puna nje gje tjeter duhet thene se PS-ja ka besim te plote tek Gjykata Kushtetuese pasi eshte kjo Kushtetuese e cila ka treguar pavaresi te plote dhe qe ka rrezuar shume ligje te kesaj shumice te konsideruara si anti-kushtetuese. Pra eshte e qarte se opozita nuk e kerkon transparencen me drejtesi por kerkon nje transparence me shtinjakeri.
Kesisoj Partia Socialiste nuk eshte e gatshme te bashkepunoje pasi ajo eshte e ankoruar ne balten e akuzave. Transparenca eshte nje proces shume demokratik por ne duart e gabuara mund te transformohet ne nje gjyq popullor kundra interesave te vendit. Nje qeveri e pergjegjshme per te ardhmen dhe sfidat integruese nuk mund te leshoje pe nje Vietnamizimi te debatit parlamentar. Xhunglenizimi i politikes do te ishte nje rikthim ne te kaluaren. Kutia e fleteve te votimit eshte gozhda ku sharra e Rames ka ngecur.
Me shume gjasa kryetari i Partise Socialiste nuk do ta begenise tryezen e partive parlamentare dhe grupet e interesi civil per reformen dhe amendimet e Kodit Zgjedhor. Ai diten e xhumase ka predikimin e te vertetave te medha kundra qeverise ku akuza vlon me nje padrejtesi te pandershme. Synimi i kesaj parapolitike eshte zhvleresimi i institucioneve dhe marrja e pushtetit ne tavoline me kulisa deputetesh qe shiten dhe blihen sikur te ishim ne pazarin e gjese se gjalle. Prandaj Kryeministri Berisha ben mire qe fton lideret kryesore te opozites pasi kjo eshte demokraci por gjithsesi duket te kete nje alternative kooperimi me ato parti te pergjegjshme dhe qe ndajne sfida integruese.
Fajesimi i maxhorances per humbjen e Partise Socialiste ne zgjedhjet e fundit nuk mund ti faturohet te ardhmes se shqiptareve. Agjenda europiane e qeverise Berisha nuk mund te frenohet nga personalizma lideresh te papergjegjshem. Faji nese ka ne kete bote ai gjithmone eshte konsideruar jetim. Per rrjedhoje alternativa politike plotesimi me amendamente te duhura i Kodit Zgjedhor eshte pergjegjshmeri. E kunderta sjell vetem Vietnamizim te parlamentarizmit shqiptar.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›