Reagimi /PS i mat deputetet me koke e jo me vote
Me nje deklarate zyrtare lidhur me votimin e heqjes se imunitetit te Ilir Beqjes Kuvendi ka deklaruar se pjesemarrja ne votim matet me votim dhe jo me llogaritjen e deputeteve qe rrine ne korridor ose holl per arsye personale
Drejtoria e Seancave te Kuvendi i Shqiperise ne nje deklarate zyrtare qe publikoi para pak castesh kritikoi qendrimet e opozites mbi proceduren e votimit per te cuar ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per te interpretuar te drejten e mbajtjes ose jo ne te ardhmen te mandatit te deputetit nga socialisti Ilir Beqja.
Insiniuata per pavlefshmerine e votimit te raportit lidhur me kerkesen e nje grupi deputetesh per te derguar ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e konstatimit te papajtueshmerise me detyren e deputetit te Ilir Beqja mund te trajtohej si trillim i padenje nese atij nuk do ti viheshin skllaverisht ne sherbim njerez nga bota e juristeve thuhet ne reagimin e Kuvendit.
Ne Kuvendin e Shqiperise vijon njoftimi per shtyp deri me sot nuk ka ndodhur as edhe nje here te vetme te numerohen deputetet qe gjenden ne salle ne holle apo korridore. Deri me sot jane numeruar si kudo ne bote deputetet pjesemarres ne votim. Ne rastin konkret deputetet pjesemarres ne votim ishin 139. Kete e ka konfirmuar edhe sistemi elektronik i votimit. Rasti i referuar nga pseudo-juristet dhe PS tek vendimi i Gjykates Kushtetuese tregon per kedo se gjate votimit ne fjale numri i deputeteve te pranishem ne salle ka qene gjate gjithe kohes me i vogel se numri i deputeteve pjesemarres ne votim.
Gjykata Kushtetuese kur ka bere llogarite e saj u eshte referuar vetem ketyre te fundit vetem deputeteve qe votojne pro kunder ose qe abstenojne thuhet nder te tjera ne reagimin e Drejtorise se Seancave te Kuvendi i Shqiperise.
Javen e kaluar Partia socialiste tha se votimi per papajtueshmerine e mandatit te deputetit Beqja eshte nul. Per kete u sherbye edhe nje grup juristesh te cilet ne shkelje me arsyetimin ligjor dhe Kushtetues ne verberi te plote informimi dhe formimi krijuan frazen se votimi eshte nul. Mirepo tashme jemi mesuar qe nga ngrehina socialiste te degjojme edhe fraza te natyres vidhni fonde ju qe keni mandat se nuk ju kontrollon njeri. Kjo eshte e rastit te Ilir Beqjes i cili i frymezuar nga klika megalomane e Edi Rames dhe ortakeve te tij qe drejtojne bashkine e Tiranes krijuan snobizmin e ligjit mirepo qe tani po perballen me lsquodhunen e ligjit.