Alibeaj: Paligjshmëria, AKKP-ja do të ketë të drejtë të anulojë çdo vendim
19/07/2010 Nismëtari i ligjit për pronat shprehet se ndryshimet synojnë të godasin abuzimet
Drejtori i AKKP-së u shpreh se jo në pak raste gjykatat kanë vendosur abuzivisht
Ligji i ri i propozuar nga mazhoranca për pronat synon të godasë të gjitha vendimet e paligjshme të dhëna në kohë, nga të cilat kanë përfituar persona të ndryshëm. Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, që është dhe nismëtari i ndryshimeve në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, thotë se ligji përcakton qartë se të gjitha vendimet apo aktet që rezultojnë me paligjshmëri do të goditen nga ana Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas tij, ligji i ri u jep të drejtën të gjitha subjekteve që në një afat të papërcaktuar, në rast se disponojnë dokumente që provojnë se prona u është marrë në mënyrë abuzive, mund të dorëzojnë një kërkesë për rishikim pranë AKKP-së “Deri tani Agjencia e ndërmerrte këtë iniciativë vetë, e pavarur apo dhe pa u shtyrë nga dikush tjetër. Me iniciativën që kaloi në Komisionin e Ligjeve përcaktohet qartë se gjithë akti administrativ për shkelje ligjore do të rishikohet atëherë kur ka një pretendet tjetër real, që mund të jetë subjekt apo shteti. Kjo pastaj do t’i jepet një procesi teknik në Agjencinë e Pronave me afate të përcaktuara që shkojnë deri në 90 ditë, me të drejtën e të gjithë personave të interesuar për të paraqitur provat, duke kënaqur besoj të gjitha pretendimet të çdo pale të interesuar”, - tha Alibeaj. Sipas tij, ligji në fjalë e shtrin veprimtarinë e tij në të gjitha vendimet e dhëna deri më sot. Në fakt, drejtori i AKKP-së para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve u shpreh se gjykatat kanë dhënë vendime abuzive, çka bën të mendosh se AKKP-ja mund të godasë dhe vendimet e mëparshme që janë dhënë duke u bazuar në vendimet e gjykatave. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë Alibeaj kur thotë se ligji e shtrin veprimtarinë në të gjitha vendimet e dhëna deri sot, por pa specifikuar nëse bëjnë përjashtim nga kjo çështje vendimet e gjykatave apo jo. Ky ligj e shtrin veprimtarinë e vet për të gjitha vendimet që janë dhënë deri më sot. Paligjshmëria është paligjshmëri. Ajo çfarë është risi është se e drejta u jepet për të kërkuar rishikimin, pavarësisht se del i gabuar ose jo, ua jep si subjekteve private të shpronësuara, ashtu dhe shtetit. Por në rast se subjekteve të shpronësuara ua lë pa afat, individi duhet të ketë kohën mundësinë për t’ju drejtuar zyrave të shtetit, duhet të marrë dhe një lloj përgjigjeje. Vendosja e afateve do të thotë cenim i së drejtës së individëve”, - thotë deputeti i PD-së. Më tej Alibeaj shprehet dhe në lidhje me të drejtën që ka shteti për të kërkuar pronat e tij, në rast se ato janë marrë në mënyrë abuzive nga individë të ndryshëm përmes vendimeve të paligjshme. “Por përveç kësaj edhe vetë shteti mund të ketë qenë viktimë e grabitjes së pronës në mënyrë të paligjshme. Ka prona shtetërore që kurrsesi s’mund t’u kthehen pronarëve, se s’ka pasur pronarë, ndërkohë që këto mund të kenë rënë pre e vendimeve të paligjshme. Në këtë rast shtetit i vendoset një limit, penalizohet paksa, do të ketë një afat maksimal prej pesë vjetësh për ta zgjidhur. Do të duhet të fillojë këtë proces filtrimi, identifikimi të vendimeve me paligjshmëri dhe do duhet t’i paraqesë pranë agjencisë dhe ajo më pas do të vendosë në do t’i lërë në fuqi apo jo vendimet e mëparshme”, - thotë Alibeaj.