E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qellohet me arme ne lokal 24-vjecari

Tirane- Nje 24-vjecar u qellua me arme zjarri mbremjen e djeshme, teksa ishte duke pire kafe ne nje lokal. I riu Roland Ndokaj, u plagos prane zones qe njihet si “21 Dhjetori”, nga dy persona ende te paidentifikuar. Mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:30 te pasdites se djeshme. Sipas uniformave blu, te cilet po punojne per identifikimin e autoreve te ngjarjes, shkaqet jane ende te paqarta, edhe pse dyshohet per nje konflikt banal. Ndokaj gjendej duke pire kafe, kur dy personat hyne ne lokal dhe e qelluan ne trup 24-vjecarin, i cili u transportua me shpejtesi ne spital, ku ndodhet jashte rrezikut per jeten. Efektivet e komisariatit Nr.2, si dhe inspektoret e seksionit te Luftes kunder krimit ndaj Jetes dhe Shendetit, mberriten menjehere ne vendngjarje, ku kryen veprimet paraprake. Pas permiresimit te gjendjes shendetesore te tij, i plagosuri Roland Ndokaj pritet te merret ne pyetje. Ne vendin e ngjarjes, uniformat blu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, gezhojat e nje arme zjarri, ndersa paraprakisht dyshohet se motivi i ngjarjes eshte nje sherr i momentit, por nuk perjashtohet as mundesia e ndonje konflikti te meparshem mes te implikuarve ne kete ngjarje. Policia mori ne pyetje deshmitaret okulare qe ndodheshin ne lokal gjate atentatit ndaj Ndokajt, per te zbardhur me tej ngjarjen. Per ceshtjen po bashkepunohet edhe me Prokurorine e Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›