"Ismail Qemali", gjimnazi më i mirë
Shkolla "Ismail Qemali" rezulton më e mira në kryeqytet. Në provimet e maturës ka marrë numrin më të lartë të 10-ve
Në listën e më të mirëve radhiten "Sami Frashëri", "Qemal Stafa" e Petro Nini Luarasi" Pothuajse që kur janë themeluar më shumë se gjysmë shekulli më parë gjimnazet
kryeqytetit kanë qenë në garë për emrin më të mirë. Për këtë kanë punuar shumë jo vetëm mësuesit por edhe vetë nxënësit që kanë mësuar aty. Shpesh dëgjojmë nxënës të shkollave të mesme, që mburren se aksh politikan apo artist ka ndjekur shkollën ku ai mëson, për të treguar që shkolla ka një vlerë. Pak ditë më parë maturantët e gjithë vendit u përballën me provimin e tyre të fundit të maturës, provimin e lëndëve me zgjedhje duke mbyllur kështu ciklin e plotë të arsimit të detyruar. Duke qenë se matura është provimi përfundimtar mbi njohuritë e marra gjatë viteve të shkollës së mesme, notat e marra në këto provime mund të shërbejnë për të bërë një klasifikim të thjeshtë se cila është shkolla e mesme më e mirë në kryeqytet. Lista është mjaftë e
shkurtër, janë po ato shkolla që prej vitesh rivalizojnë njëra tjetrën: "Ismail Qemali,
"Qemal Stafa", "Petro Nini Luarasi" dhe "Sami Frashëri". Të katërta janë shkolla shumë të mëdha dhe jo vetëm për sa i përket numrit të nxënësve. MASH ka publikuar pak ditë më parë notat për dy provimet e detyruara të Maturës shtetërore matematikës dhe gjuhës shqipe dhe letërsisë. Nga këto të dhëna rezulton se në provimin e gjuhës shqipe dhe të letërsisë shkolla që ka marrë më shumë nota maksimale (10-ta) është shkolla " Ismail Qemali", ku nga 440 maturantë të kësaj shkolle 25 janë vlerësuar me notën 10, ndërsa 106 të tjerë janë vlerësuar me notën 9. Duke qenë se nota 8 është një tregues përnxënës mesatar, në këtë shkollë janë vlerësuar rreth 140 nxënës me notën 8. Po sipas këtyre kritereve shkolla e dytë më e mirë në Tiranë, është "Sami Frashëri", (vitin e kaluar kjo shkollë është cilësuar si më e mira).
Nga kjo shkollë, gjatë sesionit të parë të provimeve të maturës nuk ka rezultuar mbetës asnjë nxënës, por numri i notave maksimale që ka marrë kjo shkollë është më i ulët se sa notat maksimale të marra nga nxënësit e shkollës "Ismail Qemali". Në provimin e gjuhës shqipe janë vlerësuar me notën 10, vetëm 20 nxënës të shkollës "Sami Frashëri", nga 365 nxënës në total.
Ndërsa në provimin e matematikës vetëm 23 nxënës kanë mundur të vlerësohen me notën maksimale, 146 të tjerë janë vlerësuar me notën 9 në provimin e letërsisë dhe 79 nxënës janë vlerësuar po me notën 9, në provimin e matem-atikës. Numri i të ngelurve në të dy provimet për të dyja shkollat është zero.
Me tej lista e gjimnazeve më të forta vijon me shkollën " Qemal Stafa" ku nga 207 maturantët e kësaj shkolle 24 janë vlerësuar me notën 10 në provimin e matematikës dhe 21 janë vlerësuar me notën 10 në provimin e gjuhës shqipe.
Sipas notave të publikuara nga MASH nga kjo shkollë në fazën e parë të maturës shtetërore nuk ka rezultuar mbetës asnjë nxënës. Shkolla e katërt më e mirë në kryeqytet renditet "Petro Nini Luarasi".
Ku nga të 353 nxënësit e kësaj shkolle 21 janë vlerësuar me notën 10 në provimin e gjuhës shqipe, 106 janë vlerësuar me notën 9 dhe 113 janë vlerësuar me notën 8 dhe vetëm një nxënës nuk ka arritur të marrë një notë pozitive në këtë provim. Ndërsa në provimin e dytë të detyruar të maturës, matematikën 14 nxënës janë vlerësuar me notën 10,
63 nxënës janë vlerësuar me notën 9 dhe 7 nxënës kanë rezultuar mbetës.