Vrau gjate trazirave, Blerim Cela kapet ne arrati pas 12 vitesh
Policia e Vlores arrestoi dje nje te shume kerkuar per vrasje, i denuar nga gjykata ne mungese me 15 vite burg. Operacioni eshte zhvilluar mengjesin e dites se djeshme ne lagjen “Pavaresia” te qytetit bregdetar, pjese e te cilit eshte bere edhe drejtoria e Elbasanit, ne listat e te ciles figuronte i denuari Blerim Cela, 36-vjec, i lindur ne Gramsh. Burime zyrtare konfirmuan dje lajmin per gazeten “KJ” dhe bene me dije se rreth ores 18:00 te mbremjes i ndaluari eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Elbasanit. “U be ekzekutimi i vendimit penal te Prokurorise se Rrethit Elbasan, ne ngarkim te Blerim Celes, qe figuronte i shpallur ne kerkim nga ana jone me date 12 janar 1998”, thuhet ne deklaraten policore. Pas nje procesi te gjate, Gjykata e Rrethit, ne baze te vendimit te nxjerre nga ana e saj, e ka denuar te riun ne mungese me 15 vjet burg per vepren penale te “vrasjes me paramendim”. Cela akuzohej se 13 vjet me pare, gjate trazirave, ka kryer nje vrasje ne zonen e Gramshit dhe prej asaj kohe eshte arratisur duke humbur gjurmet. Megjithese prej vitit 1998 ishte ne listat e te kerkuarve dhe me pas u denua, 36-vjecari ka mundur te fshihet me se miri pas identitetit te rreme dhe vendosjes ne nje qytet tjeter per te banuar.