Qellohet me arme ne rruge shoferi nuk dihen autoret

DURRS/ Ervis Ceka eshte qelluar ndersa ishte ne timonin e makines
Nje atentat ne afersi te nje qendre tregtare te Durresit ka hapur edhe serialin e ngjarjeve te jashtezakonshme te vitit. Ka qene ora 1030 e se henes kur shoferi i nje mjeti qe po udhetonte ne drejtim dales te aksit rrugor mjaft te mbingarkuar eshte qelluar me arme zjarri pistolete disa here ne momentin kur ai ndodhej ne timon.
Plumbat te cilet jane qelluar nga nje distance prej 2 metrash nga jashte mjetit kane lene te plagosur 24-vjecarin Ervis Ceka banor i lagjes 14 te Durresit.
Policia ka shoqeruar disa persona per te pyetur mbi autoret por ende nuk ka bere publike pistat e kesaj tentative per vrasje nderkohe qe pritet qe i plagosuri te jete i afte te perballoje pyetjet e hetuesve per te dhene detajet me te specifikuara rreth ngjarjes dhe personit qe e ka qelluar me arme zjarri.
24-vjecari Ceka eshte qelluar me arme zjarri disa here nga pjesa anesore e makines dhe ka marre plage ne trup. Ai ka rene pa ndjenja sapo eshte qelluar dhe per pasoje eshte perplasur me automjete te parkuara ne ane te rruges duke u shkaktuar edhe atyre demtime te shumta.
Shoferi i qelluar ne ato momente kishte humbur ndjenjat thane personat qe kane qene ne afersi te cilet pohuan se autori mund te kete qene ne ndonje mjet ne afersi e me pas eshte larguar pa rene ne sy nga rremuja e shkaktuar ne moment.
I plagosuri eshte transportuar per ne spitalin e qyteti ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore e me pas sipas mjekut Lutfi Lani duke qene i plagosur ne zonen e shpatulles eshte nisur drejt Spitalit Ushtarak ne gjendje te rende. Ende nuk deklarohet nje piste lidhur me ngjarjen.